Ushtrimet dhe dieta e shëndetshme janë mënyra më e mirë për ta mbajtur një shtatzëni të sigurtë.
Megjithatë, janë disa lloj faktorësh të tjerë që duhet pasur parasysh, në rast se dëshironi që foshnja juaj të jetë inteligjente në të ardhmen, transmeton Gazeta Shneta.
Studime të shumta kanë deklaruar se marrja e jodit përgjatë shtatzënisë ndikon në inteligjencën e foshnjës. Mungesa e kësaj vitamine përgjatë 12 javëve të para gjatë shtatzënisë mund të reduktojë në mënyrë të rëndësishme nivelin e inteligjencës tek foshnja.
Gjithashtu, një faktor tjetër që nxit nivelin e inteligjencës është edhe marrja e vitaminës D. Suplimentet e vitaminës D3 përgjatë shtatzënisë, mund të përshpejtojnë ndjeshëm motorikën psiqike në të ardhmen tek foshnja.
Siç edhe thamë më herët, ushtrimet janë një rol kyç për të pasur një shtatzëni të qetë. Por, roli i tyre nuk mbaron këtu. Ushtrimet e rregullta luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit të foshnjës./Gazeta Shneta/