Një foshnje ka arritur të dalë nga barku i nënës me ndihmën e duarve, duke përjashtuar asistencën mjekësore, përgjatë një lindjeje me prerje cezariane në njërën nga sallat e lindjes të Spitalit të Uashingtonit.
Videoja është shpërndarë nga po i njëjti spital, e cila aktualisht është bërë virale dhe po komentohet mjaft shumë në lidhje me fenomenin, shkruan Gazeta Shneta.
Pamjet e foshnjës duke dalë nga barku tashmë i prerë i nënës së saj, kanë shokuar edhe vetë mjekët, të cilët nuk i ofrojnë fare ndihmë foshnjës për ta testuar nëse do t’ia dalë dot.
Stafi mjekësor e ka quajtur këtë si “fenomen të rrallë”, si dhe ka pohuar se është rasti i parë që ndodh diçka e tillë në këtë spital./Gazeta Shneta/