Shpesh mund t’i dëgjojmë prindërit duke thënë për fëmijët e tyre se sillen në mënyra të caktuara vetëm sa “për të marrë vëmendjen e tjerëve”. Por a keni ndaluar ndonjëherë të mendoni se përse në të vërtetë këta fëmijë kanë nevojë për vëmendje?
Vëmendja është një nevojë bazike e të gjithëve, pa përjashtim të asnjë grupmoshe. Edhe pse jo domosdoshmërisht çdo kërkim vëmendjeje nga fëmiju është negative, prap se prapë kjo sjellje konceptohet si e gabuar dhe neveritëse. Në fakt, fëmijët në këto momente nuk janë duke kërkuar asgjë tjetër pos dashuri dhe përkrahje, transmeton Gazeta Shneta.
Pra, e para gjë që duhe të bëni në këto momente është që t’i vini re këto sjellje.
Injorimi i fëmijëve “vëmendje-kërkues” është sikur të vini fasho mbi një plagë të qelbur. Dhe nëse ajo nevojë për vëmendje është me të vërtetë reali, injorimi në ato momente vetëm sa e përkeqëson raportin tuaj si prind. Injorimi vetëm se do të sjellë edhe më shumë sjellje negative.
Mundohuni t’i përqafoni, t’u kushtoni rëndësi tentimeve të tyre kur ju demonstrojnë ndonjë lëvizje të çmendur që e kanë mësuar ose vetëm t’i dëgjoni tek flasin, shkruan “Motherly”.
Është po ashtu e rëndësishme ta kuptoni se fëmijët jo gjithmonë janë të vetëdijshëm se për çfarë kanë nevojë në të vërtetë apo përse po e sillen në një mënyrë të caktuar. Fundja, në një mes të njejtë janë edhe vetë të rriturit.
Është e ditur se ky përqëndrim është shumë më i lehtë të thuhet se sa të bëhet mirëpo duhet ta keni parasysh se si prind i tyre, ju jeni figura më e dashur për ta, ndër personat e paktë që ata mund të ndihen rehat që të sillen ashu siç sillen./GazetaShneta/