Virusi Covid-19 është raportuar tek fëmijët e të gjitha moshave, megjithatë numri i rasteve duket të jetë shumë më i ulët sesa tek të rriturit.
Dëshmitë aktuale sugjerojnë se ata zakonisht përjetojnë një formë më të butë të infektimit me virus sesa të rriturit dhe shumica e tyre paraqesin simptoma të buta, transmeton Gazeta Shneta.
Në muajt e fundit, megjithatë, raportet dokumentojnë që edhe fëmijët kanë zhvilluar një përgjigje inflamatore sistemike më serioze. Sidoqoftë, ndërsa shkollat dhe çerdhet po hapen, shumica e prindërve pyesin se çfarë mund të bëjnë për t’i mbajtur fëmijët e sigurt?
Këtu mund të gjeni disa hapa se si mund t’i mbroni fëmijët tuaj:
Bëjeni larjen e duarve argëtim
Mësimi i fëmijëve tuaj se si të lajnë duart e tyre siç duhet me ujë dhe sapun është një mënyrë me të vërtetë e thjeshtë por efektive për t’i ndihmuar të jenë më të sigurt. Kur ata janë duke i pastruar duart, nxitni të këndojnë këngën e tyre të preferuar. Tregojuni atyre se duke pastruar duart janë si superheronjë.
Bëhuni shembull, fëmijët mësojnë nga ju
Pak mund të jetë e vështirë kur bëhet fjalë për mësimdhënien dhe forcimin e masave themelore që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e fëmijëve tuaj. Fëmijët mësojnë nga të rriturit përreth tyre. Fëmijët kanë gjasa të praktikojnë ato që ju u mësoni atyre.
Kontrolloni nëse ata po nuhasin erërat
Një humbje e erës dhe shijes janë simptoma të Covid-19. Mbani nën kontroll çdo ndryshim në nuhatjen e fëmijës tuaj. Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të identifikuar herët infeksionin e koronavirusit.
Sigurohuni që gjithashtu të keni kujdes për simptomat e tjera të zakonshme të Covid-19, duke përfshirë ethe dhe një kollë të re të vazhdueshme.
Kontrolloni simptomat e tyre
Ndërsa fëmijët kthehen në shkollë, ne i inkurajojmë prindërit të marrin vetëm 1 minutë çdo ditë për të regjistruar statusin e tyre shëndetësor.
Inkurajoni lojën në natyrë kur është e mundur
Kthimi në shkollë do të jetë sfidues për shumë fëmijë pasi kanë kaluar javë pa ndërveprim me bashkëmoshatarët e tyre. Sidoqoftë një numër ekspertësh të shëndetit mendor të fëmijëve po kërkojnë që mirëqenia sociale dhe emocionale e fëmijëve të jetë kryesore në vendimet e marra rreth rihapjes së shkollave.
Loja i mëson fëmijët se si të rregullojnë emocionet e tyre, të formojnë një ndjenjë identiteti dhe të zhvillojnë aftësi të rëndësishme shoqërore.
Dëgjojini ata
Fëmija juaj mund të ndihet i shqetësuar për gjërat që shohin, dëgjojnë ose lexojnë në lidhje me koronavirusin. Ndërsa kthehen në shkollë, ata do të ekspozohen ndaj informacioneve dhe mendimeve të ndryshme. Si prind është e rëndësishme të jeni aty për ata dhe t’i dëgjoni kur ata ndihen të frikësuar dhe të pasigurt për gjërat që dëgjojnë. /GazetaShneta/