Disa çifte duket se mbesin shtatzënë thjeshtë duke folur për fëmijë. Për të tjerët, duhet kohë. Nëse po kërkoni këshilla se si të mbeteni shtatzënë, këtu është gjithçka që duhet të dini.
Të kuptoni kur jeni duke ovuluar është gjëja e parë që duhet të dini dhe duke bërë seks rregullisht pesë ditë para saj dhe në ditën e ovulacionit mund të përmirësoni shanset tuaja për të bërë fëmijë.
Ndiqni këto këshilla të thjeshta se si të mbeteni shtatzënë:
Bëni seks rregullisht: normat më të larta të shtatzanisë janë në çiftet që bëjnë seks çdo ditë ose çdo të dytën ditë.
bëni seks gjatë kohës së ovulimit: duke bërë seks çdo dy deri në tre herë në javë mund të ndihmojë të mbeteni shtatzënë më shpejt.
Ruani peshën normale: gratë në mbipeshë dhe nënpeshë janë në rrezik të lartë të çrregullimeve të ovulacionit.
Për të përmirësuar shanset e konceptimit:
Mos pini huan, duhani ka efekt negativ në fertilitetin, për të mos përmendur shëndetin tuaj në përgjithësi dhe shëndetin e një fetusi.
Mos pini alkool, përdorimi i alkoolit mund të çojë në uljen e fertilitetit.
Frenoni kafeinën, hulumtimet sugjreojnë se pjelloria nuk ndikohet nga konsumimi i kafeinës prej më pak se 200 miligram në ditë. Por nëse konsumoni më shumë se aq, normalisht që do të ndikohet./GazetaShneta/