Një nga shqetësimet më të zakonshme të fëmijëve janë udhëtimet me veturë.
Ndonëse disa mund t’i shijojnë dhe të realisht të kënaqën përgjatë udhëtimit, ka shumë raste të tjera me fëmijë të cilët përjetojnë turbillime në stomak, transmeton GazetaShneta.
Një nga shkaktarët kryesorë që mund të ndikojë në këtë gjendje janë bisedat rreth të përzierave dhe vjelljes nga vetë prindërit. Nëse ju flisni hapur për këto gjëra para fëmijëve tuaj atëherë ju jeni duke u dhënë atyre një pasqyrë të qartë se sapo të hipin në veturë do të ndjejnë ato të përziera.
Një rekomandim i parë për të përmirësuar gjendjen e fëmijës tuaj nëse gjatë udhëtimeve me veturë ndjen të përziera është që t’i bëni të shikojnë mjedisin përreth dhe t’i hutoni duke folur për gjëra që atyre u interesojnë, përcjellë “HealthLine”.
Pastaj, në këto momentë është një rast I mirë që fëmijëve tu lejohet të shikojnë në tablet ndonjë serial të preferuar vizatimor. Gjithcka që do e hutonte fëmijën në këto raste do të ishte funksionale.
Për të dalluar nëse fëmija juaj do të ketë mundime gjatë udhëtimit, shenjat që e sinjalzojnë janë të zverdhurat e fytyrës, sekretim I shtuar I pështymës dhe djersitje jo normale.
Në këto raste ju duhet të gjeni një vend të volitshëm për të ndalë veturën dhe së bashku me fëmijën të dilni jashtë për ta marrë ajr të pastër dhe për tu freskuar. Për të qenë sa më të përgatitur, ju mbani me vete edhe qese najloni në mënyrë që t’i asistoni të vegjëlit sapo të fillojnë të vjellin.. /GazetaShneta.