Është normale që foshnjat të kenë periudha të qeta në mitër dhe një rënie e përkohshme në aktivitet thjesht mund të nënkuptojë që fëmija juaj po fle ose ai ka energji të ulët sepse nuk jeni ushqyer brenda një kohe.
Sidoqoftë, nëse ndjeni një ngadalësim të përgjithshëm të lëvizjes, telefononi mjekun tuaj. Një përgjumje e gjatë muns të sinjalizojë lëng të ulët amniotik, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse nuk jeni të sigurtë për sa shpesh fëmija juaj po lëviz, keni mendjen kur hani ushqim pasiqë nënat kur hanë ato lëvizin. Kështu që pas mëngjesit ose darkës uluni në një dhomë të qetë dhe thjeshtë përqendrohuni në sa herë fëmija po lëviz. Duhet të keni të paktën 10 lëvizje brenda dy orësh.
Dhimbje në këmbë
Shtatzania e vë një grua në rrezik gjashtë herë më shumë për mpiksjene gjakut në venat e këmbëve të quajtur trombozë. Ndryshimet hormonale bëjnë që gjaku juaj të ketë më shumë të ngjarë të mpikset. Ndërsa presioni i mitrës në rritje në venat tuaja mund të pengojë qarkullimin duke shkaktuar që gjaku të grumbullohet në këmbë.
Probleme me mishin e dhëmbëve
Ndryshimet hormonale në shtatzani i bëjnë gratë më të ndjeshme ndaj gingivitit bakterial – mishrat e fryrë- shkaktuar nga bakteret dhe ndërtimi i pllakave në gojë. Por, ndërsa mishtrat e dhëmbëve zakonisht dëmtohen gjatë shtatzanisë duke prekur deri në 75% të nënave, kjo nuk do të thotë se janë normale.
Gërhitja
Më shumë se një e treta e grave shtatzëna gërhasin, edhe nëse nuk e kanë bërë para shtatzanisë. Ndërsa gërhitja mund të duket si një shqetësim i vogël, gjendja e zhurmshme gjatë natës mund të rrisë rrezikun për komplikime, duke përfshirë rritjen e ngadalësuar të fetusit. Në një studim të kohëve të fundit, shtatzënat gërhitëse ishin më shumë se dy herë më të predispozuara se jo gërhitëset për të zhvilluar hipertension ose preeklampsi dhe foshnjat e tyre kishin pesha më të ulëta të lindjes./GazetaShneta/