Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skandal: QKUK sërish dështon të furnizojë sallat me fentanyl, shtyhen operacionet

Lajme 16/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës edhe sot po përballet me mungesë të medikamentit fentanyl. Programi i operacioneve është shtyrë sërish

Nuk ka kaluar as një javë nga hera e fundit kur klinikat e QKUK-së u detyruan të anulojnë ose shtyjnë programin operativ për shkak të mungesës së medikamentit fentanyl. E kjo situatë është përsëritur edhe sot, shkruan Gazeta Shneta.

Klinikat edhe sot janë detyruar që të shtyjnë operacionet pasi nuk janë furnizuar me anestetikun që mundëson që pacienti të mos ndjej dhimbje gjatë ndërhyrjes kirurgjike. Mjekëve u është thënë në ora 8:00 se do të furnizohen pas 1 ore, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Menaxhmenti është duke bërë përpjekje që të huazojë ampula nga spitalet rajonale.

Gazeta ka raportuar edhe javën e kaluar për mungesën e këtij bari. Zyrtarët e QKUK-së deklaruan në një përgjigje me shkrim se klinikat do të furnizohen ditën e hënë me sasi të mjaftueshme për 6 muajt e ardhshëm.

Gazeta ka mësuar nga burime zyrtare se kompania përgjegjëse është arsyetuar se janë shkaktuar disa vonesa në tërheqjen e medikamentit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Por kjo nuk është hera e parë që QKUK mbetet pa këtë medikament. Situatë e tillë ka ndodhur edhe në muajin mars të këtij viti dhe poashtu vitin e kaluar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPas abortit: Çfarë të bëjmë që të mos rrezikohet shtatzënia e radhës
Artikulli i rradhës Këtë lindje nuk e sheh çdo ditë

Ju sugjerojmë

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.