Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Mitrovicës nuk ua mundëson pacientëve gastroskopinë dhe kolonoskopinë me anestezion

Lajme 18/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë në muajin mars njoftoi se për shkak të mungesës së anesteziologut nuk do të mund të bëhen shërbimet Gastroskopia dhe Kolonoskopia me anestezion.

Por, lidhur me këtë ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Spitali e Mitrovicës, Laura Nushi për Gazeta Shneta ka deklaruar se shërbimet e gastroskopisë dhe kolonoskopisë vazhdojnë të kryhen me kapacitet të plotë në Spitalin e Mitrovicës.

“Në 2 javët e para të këtij muaji (Prill) janë realizuar gjithsej 31 gastroskopi dhe 11 kolonoskopi”, ka deklaruar ajo.

Tutje sipas saj, realizimi i kolonoskopive me anestezion ka mundur të bëhet vetëm nëse ka pasur indikacion mjekësor dhe jo sipas kërkesave personale të pacientëve.

“Në 2 javët e para të muajit prill kemi pasur 3 anesteziolog që kanë operuar në 6 salla operative. Për këtë arsye realizimi i kolonoskopive me anestezion ka mundur të bëhet vetëm nëse ka pasur indikacion mjekësor dhe jo sipas kërkesave personale të pacientëve. Realizimi i këtyre procedurave endoskopike pa anestezion është bërë vazhdimisht sipas indikacioneve të vendosura nga mjekët”, u shpreh Nushi.

Por ndryshe thotë një vendim i repartit të anestezionit në këtë spital. Në këtë vendim të përpiluar nga mjeku Arbër Bardhaj dhe i nënshkruar nga shefi i repartit Fatmir Ujkani, bëhet e ditur se për këto dy shërbime nuk do të mundësohet anestezioni.

“Shërbimi i endoskopisë (Gastroskopia, Kolonoskopia) për arsye të mungesës së anesteziologut, nuk do të mund të marrin shërbime anesteziologjike”, thuhet në vendim të datës 25 mars 2024.

Tutje në këtë vendim janë ndarë edhe ditët e anestezionit për sallat e operacionit.

Sa i përket asaj nëse ndalimi i anestezionit do t’i detyrojë pacientët që të kërkojnë këtë shërbim në sektorin privat, ajo ka thënë se kjo nuk do të jetë e nevojshme pasi këto shërbime kryhen çdo ditë dhe lista të gjata të pritjes.

“Qytetarët e regjionit të Mitrovicës nuk kanë nevojë që për këto ekzaminime të drejtohen në institucionet private sepse ato kryhen çdo ditë tek ne dhe pa lista të gjata të pritjes. Në fakt për realizimin e Gastroskopisë në Spitalin e Mitrovicës nuk ka fare lista të pritjes ndërsa per realizimin e kolonoskopisë lista e pritjes është jo më e gjatë se 10 ditë”, u shpreh ajo.

Numri i anesteziologëve të punësuar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës është aktualisht katër.

“Lidhur me numrin e anesteziologëve në spitalin tonë, aktualisht janë të punësuar 4 anesteziolog me kontratë të rregullt të punës ndërsa 2 javët e para të muajit prill njëri nga ta ka qenë ne pushim jashtë vendit”, përfundoi ajo. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkencëtarët zbulojnë 95 rajone të gjenomit të lidhura me PTSD
Artikulli i rradhës Dhëmbi i parë i foshnjës: fakte që prindërit duhet të dinë

Ju sugjerojmë

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme

SHBA përballet me valë të re të infeksioneve nga paraziti që shkakton diarre të rëndë

17/07/2026 Lajme

Magjistri i shkencave të kimisë: Anomali serioze në pyetjen 16 në testin e pranimit në Fakultetin e Mjekësisë

17/07/2026 Lajme

Në Obiliq vijon vaksinimi plotësues, UNICEF vazhdon angazhimin për zgjerimin e imunizimit në Kosovë

17/07/2026 Lajme

HANDIKOS pranon një kontigjent të pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.