Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Stresi i lidhur me një rrezik të shtuar të infektimit me COVID-19, zbulon studimi i ri

Jetë 12/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që përjetuan rritje të stresit, ankthit dhe depresionit në fillimin e pandemisë, ishin në rrezik më të madh për t’u prekur nga COVID-19.

Hulumtimi i botuar në Annals of Behavioral Medicine, zbuloi se shqetësimi më i madh psikologjik gjatë fazës së hershme të pandemisë u shoqërua ndjeshëm me pjesëmarrësit që raportuan më vonë infeksionin SARS-CoV-2, një numër më të madh simptomash dhe gjithashtu një nivel më të rëndë të gjendjes, transmeton Gazeta Shneta.

Profesoresha Kavita Vedhara nga Universiteti Nottinghamit, drejtoi studimin, së bashku me kolegët nga King’s College në Londër dhe Universiteti i Auckland në Zelandën e Re.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se faktorët psikologjikë si stresi dhe mbështetja sociale lidhen me rritjen e ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve virale të frymëmarrjes dhe simptomave më të rënda.

Gjatë pandemisë COVID-19, ka pasur një përkeqësim të mirë-dokumentuar të mirëqenies psikologjike dhe rritjes së izolimit social. Qëllimi i këtij studimi ishte të zbulonte nëse njerëzit që përjetuan këto vështirësi gjatë pandemisë ishin më të rrezikuar nga kontraktimi dhe/ose përjetimi i simptomave të COVID-19.

Ekipi i ekspertëve kreu një studim vëzhgues me afro 1,100 të rritur, të cilët përfunduan anketat gjatë prillit 2020 dhe vetë-raportuan incidencën e infeksionit COVID-19 dhe përvojën e simptomave përgjatë pandemisë deri në dhjetor 2020.

Modelet e regresionit janë përdorur për të eksploruar këto marrëdhënie, duke marrë parasysh faktorët demografikë dhe profesionalë.

Rezultatet treguan se infeksioni dhe simptomat COVID-19 ishin më të zakonshme tek ata që përjetonin shqetësime të larta psikologjike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOmicron i rrezikshëm, veçanërisht për të pavaksinuarit, raporton OBSH
Artikulli i rradhës Latifi paralajmëron ribashkimin e Kardiologjisë me shërbimin e invazivës në QKUK

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.