Stresi i shkaktuar nga izolimi është faktori i cili po ndikon në rritjen e numrit të pacientëve me presion të lartë të gjakut.
Vetëm në një spital në Argjentinë, gati një e katërta e pacientëve vuanin nga kjo gjendje shkruan DailyMail, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Dr Matías Fosco, ka treguar se egzistojnë disa arsyje që ndërlidhen me izolimin dhe presionin e lartë të gjakut te njerëzit.
Në lidhje me këtë, Fosco ka thënë:”Gjatë pandemisë është bërë pranimi i rreth 37% e pacientëve që kishin pësuar një rritje të tensionit të gjakut.Për këtë arsyje, ne e realizuam një studim për të konfirmuar këtë gjendje”
Pacientë të cilët kërkuan ndihmë mjekësore nga 21 marsi 2019 dhe 25 qershor 2020 u përfshinë në studim.
Gjatë periudhës së izolimit, 23.8% e pacientëve me presion të lartë të gjakut u pranuan në emergjencë, një vlerë dukshëm më e lartë krahasuar me të njejtën periudhë në 2019 kur ishte 17.5% dhe me tre muajt e parë të izolimit që ishte 15.4%.
Mirëpo, sipas Fosco arsyjet e pranimit të pacientëve ishin të njejta në tre periudha.
E njejta gjendje u identifikua edhe në Britani, ku më shumë se një në pesë të rritur vuanin nga presioni i lartë i gjakut që shkaktohej kryesisht nga dieta e dobët, stresi dhe pirja e duhanit dhe si rezultat i këtyre faktorëve mund të arrihet në pasoja afatgjate./GazetaShneta/