Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Mungesa e vitaminës B12 lidhet me obezitetin gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 25/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
obeziteti
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mungesa e vitaminës B12 dëmton metabolizmin e yndyrës dhe mund të lidhet me obezitetin gjatë shtatzënisë, sipas gjetjeve të paraqitura në konferencën vjetore të Shoqatës për Endokrinologjinë.

Gratë shtatzëna me nivele të ulëta të vitaminës B12 kishin shënues metabolikë që tregojnë për rritjen e prodhimit të yndyrës dhe zvogëlimin e zbërthimit, gjë që sugjeron se nivelet e ulëta të vitaminës B12 mund të predispozojnë gratë shtatzëna për obezitet, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Këto gjetje theksojnë rëndësinë që gratë shtatzëna të konsumojnë një dietë të pasur me vitaminë B12 për të ndihmuar në parandalimin e obezitetit dhe ndërlikimeve të pafavorshme shëndetësore të lidhura me të në afat të gjatë.

Vitamina B12 është një mikronutrient që gjendet në ushqimet e detit, mishin dhe produktet e qumështit që është thelbësor për shumë reaksione metabolike që mbajnë trupin tonë të funksionojë normalisht.

Përafërsisht 25% e grave shtatzëna në mbarë botën kanë mungesë të vitaminës B12, pasi një konsum edhe më i lartë nevojitet për rritjen dhe zhvillimin e foshnjës.

Studimet e mëparshme sugjerojnë se mungesa e B12 rrit rrezikun për komplikime metabolike si obeziteti ose diabeti, por mekanizmat themelorë që ndikojnë në metabolizmin e yndyrës mbeten pak të kuptuara.

Në këtë studim, Jinous Samavat nga Universiteti Warwick, hetoi se si nivelet e ulëta të vitaminës B12 ndikojnë në funksionin e qelizave yndyrore në mostrat e qelizave të kultivuara dhe në mostrat e marra nga gratë shtatzëna.

Shënuesit e metabolizmit të yndyrës në qelizat dhjamore të rritura në laborator, me përmbajtje të ulët të vitaminës B12 dhe mostrat nga gratë shtatzëna me mungesë të vitaminës B12 treguan se funksioni i indit dhjamor ishte jonormal, me rritjen e prodhimit të yndyrës, aftësinë e reduktuar për të shpërbërë yndyrën për energji dhe rritjen e inflamacionit.

Jinous Samavat komenton këtë analizë si:

“Të marra së bashku, të dhënat tona tregojnë se nivelet e ulëta të B12 mund të dëmtojnë metabolizmin e qelizave yndyrore, gjë që mund të çojë në rritjen e akumulimit të yndyrës, metabolizmin e dëmtuar të yndyrës dhe dëmtimin inflamator, të cilat të gjitha predispozojnë për shtim në peshë.”

“Gjetjet tona përforcojnë nevojën për plotësimin e vitaminës B12 gjatë shtatzënisë dhe përbëjnë një rast të fortë për financimin e studimeve të mëtejshme dhe prezantimin e politikave të shëndetit publik, për të ndihmuar në trajtimin e obezitetit.”/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPse të porsalindurit duhet të marrin vitaminë K
Artikulli i rradhës Dyfishimi i dozës së barit emergjent 72-orësh nuk ishte efektiv te gratë me indeks të lartë trupor

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.