Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dyfishimi i dozës së barit emergjent 72-orësh nuk ishte efektiv te gratë me indeks të lartë trupor

Femina 25/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një indeks më i lartë i masës trupore mund të jetë një faktor rreziku se sa efektive është pilula emergjente 72-orëshe në parandalimin e shtatzënisë.

Një hulumtimi i ri nga Universiteti Oregon zbuloi se dyfishimi i dozës standarde nuk përmirësoi rezultatet në parandalimin e shtatzënisë së dëshiruar, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Në studimin i botuar së fundi në revistën Obstetrics & Gynecology, një dozë e dyfishtë e kontraceptivëve urgjent pa recetë – i njohur zakonisht si Plani B ose pilula emergjente – nuk ishte më efektive në pjesëmarrëset me një indeks të masës trupore më të lartë se 30.

“Kontracepsioni emergjent është një terapi kritike për pacientët tanë. Ne duhet të sigurojmë që bari të funksionojë në mënyrë efektive për të gjithë, pavarësisht indeksit trupor apo peshës së tyre,” tha autori kryesor, profesor Dr. Alison Edelman nga Universiteti Orgeon.

Mes tjerash, kontracepsioni emergjent ofron një linjë të rëndësishme mbrojtjeje në parandalimin e shtatzënisë kur merret sa më shpejt që të jetë e mundur pas marrëdhënies intime.

Të gjitha metodat e disponueshme të kontracepsionit emergjent janë të sigurta dhe efektive, por pilulat si Plani B që përmbajnë barin levonorgestrel janë më të arritshme, pasi ato janë të disponueshme pa recetë.

Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se gratë me një indeks trupor të masës prej 30, përjetuan një dështim të efektivitetit të pilulës – katër herë më shpesh se ato me një indeks më të vogël se 25.

Studiuesit supozuan se strategjia e thjeshtë e dyfishimit të dozës së kontracepsionit emergjent me levonorgestrel mund të rezultojë në arritjen e nivelit të pikut kritik të barit në kohën e duhur, pavarësisht indeksit më të madh trupor.

Studimi përfshiu një provë kontrolli të rastësishme që përfshiu 70 individe të shëndetshme, në moshë riprodhuese me cikle menstruale të rregullta, indeks trupor më të lart se 30.

Studiuesit matën numrin e pjesëmarrësve që përjetuan vonesë ose frenim të ovulacionit kur merrnin dozën e rregullt kundrejt dyfishit të dozës së kontracepsionit emergjent.

Rezultatet e tyre nuk treguan asnjë ndryshim në efektivitetin midis grupit që mori dozën e vetme ose të dyfishtë të levonorgesterit.

Dr. Edelman theksoi se megjithëse rregullimi më i thjeshtë nuk funksionoi, studimi i tyre do të ndihmojë në drejtimin e kërkimit për të gjetur strategjinë më efektive. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Mungesa e vitaminës B12 lidhet me obezitetin gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës A është e sigurt marrja e aspirinës gjatë shtatzënisë?

Ju sugjerojmë

Kujdesuni për shëndetin e tiroidesë në Premium Hospital

11/03/2023 Femina

Spanja, shteti i parë europian që u jep leje mjekësore me pagesë grave që vuajnë nga dhimbjet menstruale

09/03/2023 Femina

Këto janë infeksionet që mund të shfaqen tek gratë pas lindjes 

03/02/2023 Femina

Çfarë ndodh kur përdorni më shumë seç duhet balsam të buzëve, shpjegimi i dermatologëve

31/01/2023 Femina

Si të rrisni shanset për të mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale

24/01/2023 Femina

Si të menaxhoni simptomat e menopauzës?

23/01/2023 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.