Bordi Drejtues i Fondit për Sigurime Shëndetësore për më tepër se një vit nuk është funksional, për shkak se Qeveria e Kosovës në koordinimi me Ministrin e Shëndetësisë ka dështuar të funksionalizojë këtë bord.
Pavarësisht mungesës së takimeve e dështimit për të siguruar kryesuesin njëherish përfaqësuesin e Ministrisë së Shëndetësisë si dhe përfaqësuesit e dy ministrive tjera, asaj të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve dhe Mirëqenies Sociale, shteti ka paguar 24 mijë euro për katër anëtarët aktual të këtij bordi
Mirëpo zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Arsim Berisha, thotë se shumë shpejtë do të funksionalizohet ky bord, ndërsa për pagat e tre anëtarëve ai e largon barrën nga Ministria e Shëndetësisë dhe thotë se duhet të pyetën ata të cilat e krijojnë këtë bord.
“Bordi emrohet prej Qeverisë së Republikës së Kosovës me kryeministrinë, por meqënse pyetët shumë shpejtë do të funksionalozohet, ndërsa për çështjen e pagesave i drejtoheni kush e krijon atë fond”, tha ai para të pranishmëve.
Shteti pagoi 24 mijë euro paga për anëtarët e Bordit të FSSH-së pa mbajtur asnjë takim gati një vit