Preeklampsia është një gjendje gjatë shtatzënisë, ku ka një rritje të papritur të presionit të gjakut dhe ënjtje, kryesisht në fytyrë, duar dhe këmbë.
Preeklampsia është ndërlikimi më i zakonshëm që shfaqet gjatë shtatzënënisë. Në përgjithësi zhvillohet gjatë tremujorit të tretë dhe prek rreth 1 në 20 shtatzëna shkruan MedicalNeësToday, transmeton GazetaShneta.
Nëse preeklampsia mbetet e patrajtuar, ajo mund të zhvillohet në eklampsi, në të cilën nëna mund të përjetojë konvulsione, gjendje kome dhe madje mund të vdesë. Sidoqoftë, ndërlikimet nga preeklampsia janë jashtëzakonisht të rralla.
Ekspertët nuk janë të sigurt pse ndodh preeklampsia. Shumica thonë se ka një problem me zhvillimin e placentës sepse, enët e gjakut që e furnizojnë atë janë më të ngushta se normalja dhe përgjigjen ndryshe ndaj sinjaleve hormonale.
Për shkak se enët e gjakut janë më të ngushta se normale, rrjedhja e gjakut është e kufizuar.
Pse enët e gjakut zhvillohen ndryshe nuk kuptohet plotësisht, por një numër faktorësh mund të luajnë një rol, duke përfshirë:
-Dëmtimi i enëve të gjakut,
-Rrjedhja e pamjaftueshme e gjakut në mitër,
-Problemet e sistemit imunitar
-Faktorët gjenetikë./GazetaShneta/