Sigurohuni që i dini rregullat e udhëtimit të sigurt ajror gjatë shtatzënisë.
Për gratë me shtatzëni të rregulltë pa probleme të theksuara gjatë kësaj periudhe, udhëtimi me avion është i sigurt deri në 34 javët, thotë Griff Jones, një specialist i mjekësisë fetale, shkruan todaysparents.
Por, për gratë me shtatzani me disa probleme më shqetesuese duhet që përpara se të marrin një bilete avioni të jenë në dijeni për disa rreziqe përcjell Gazeta Shenta.
Mungesa e gjakut: Gjatë shtatzënisë, ju jeni më të prirura për mpiksjen e gjakut në këmbët tuaja për shkak të rrjedhjes së kufizuar të gjakut në venat rreth legenit (shkaktuar nga pesha e shtatzënisë dhe hormonet që zgjerojnë venat)
Dehidrimi nga një mjedis i thatë i një avioni dhe duke u gjendur në një vend të ngushtë mund të rrisë rrezikun.
Edhe në qoftë se nuk keni pasur grumbullim të gjakut më parë, është mirë të pini shumë ujë, të mbani çorape kopresioni dhe të ecni pak përgjatë rreshtit çdo orë.
Tensioni i lartë i gjakut: Gratë shtatzëna me tension të lartë duhet të jenë të kujdesshme në lidhje me udhëtimin ajror.
Tensioni i lartë i gjakut shoqërohet me furnizim jonormal të gjakut në fetus dhe në lartësi të mëdha përqendrimi i oksigjenit në ajër është më i ulët, që do të thotë që nëna dhe foshnja po marrin më pak oksigjen.
Për një fetus, qarkullimi i gjakut i të cilit është komprometuar tashmë, kjo mund të jetë e rrezikshme.
Andaj gjithmonë bëni pytje të duhura qoftë edhe nëse duke u konsultuar me stafin e avionit.
Tremujori i dytë zakonisht është koha më e mirë për një udhëtim me avion pasi që nauzeja juaj mund të jetë lehtësuar në këtë kohë dhe nuk do të jetë aq e pakëndshme qëndrimi në një vend të vogël të aeroplanit për një kohë./Gazeta Shneta/