Ndërsa obeziteti në shtatëzani ka qenë prej kohësh i lidhur me një rrezik më të lartë për komplikime gjatë lindjes, tani ka një arsye tjetër për ta shmangur atë: një fillim të vonshëm për prodhimin e qumështit të gjirit.
Kjo është gjetja nga një studim i ri i më shumë se 200 grave me të sapolindurit që planifikuan të ushqenin me gji shkruan WebMD.
Studiuesit zbuluan se vonesat në “laktogjenezë” – prodhimi i qumështit të gjirit brenda tre ditëve të lindjes – “ndodhën më shpesh tek gratë që ishin më të plota në masën trupore gjatë kohës së lindjes përcjell Gazeta Shneta.
Studimi nxjerr në pah një çështje që duhet të merren me shumë nëna të reja, tha një pediatër që shqyrtoi studimin e ri.
“Ushqyerja me gji është e vështirë për të gjitha nënat”, tha Dr. Sophia Jan, e cila drejton pediatrinë në Qendrën Mjekësore të Fëmijëve Cohen në New York”.
Ky studim zbuloi se ushqyerja me gji është edhe më e vështirë për nënat që ishin të plota para shtatzënisë . ”
Këto foshnje shpesh përfundojnë në formulë, e cila nuk mund të përputhet me mirësinë ushqyese të qumështit të gjirit.
Poashtu, këto gjetjet thuhet se duhet të paktën t’i lënë gratë obeze të kuptojnë se qumështi i tyre mund të “vijë më vonë”, tha Dr. Sophia dhe “t’i inkurajojnë ato të vazhdojnë të provojnë ushqyerjen me gji për më gjatë.” /Gazeta Shneta /