Të kesh një fëmijë është si të fillosh një punë të re, por pa rrogë.
Tre muajt e parë janë muajt e provës, ato janë tre muajt më të vështirë të karrierës. ‘Shefi’ është me të vërtetë i mundimshëm, gjithmonë i shqetësuar dhe nervoz.
Kush ja ka thënë se do ta keni shumë lehtë dhe se gjithçka do të shkojë rrjedhshëm, ja u ka lehtësuar shumë, pasi nuk është aspak ashtu.
Mes përgatitjes së ushqimit, të ushqyerit dhe ndërrimit të pelenave, është punë që kërkon vëmendje konstante, madje edhe të punoni pas orarit, ndrrimin e natës ose në orët e hershme të mëngjesit.
Miqtë e juaj ju gjykojnë dhe ankohen se nuk keni më kohë për ta, ndërsa edhe ju keni dëshirë të keni një kafe ose drekë me ta, por është e pamundur. Jeni shumë të nxënë!
Më pas, më në fund, tre mujori i provës kalon dhe gjëerat fillojnë të përmirësohen.
Megjithatë, nëse nuk jeni të përgjegjshëm, mund të përjashtoheni! Por ju e dini tashmë se kjo punë është në duart e juaja dhe përgjegjësi e juaja./gazetashneta