Tregimet e lindjes janë secila unike duke u dalluar qartas njëra nga tjetra, derisa një nënë tregon për gjithë procesin e lindjes natyrale, pasi më herët kishte lindur me operacion cezarian.
Fëmija i parë erdhi në jetë pas një kohe të gjatë që provonim të konceptoheshim, fillon nëna Gillian Hayleigh nga Australia.
Por, derisa çifti u nis drejt spitalit për të lindur në metodën më natyrale të mundshme, në fakt ata përfunduan në një operacion cezarian që zgjati 27 orë, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
‘’Kam lexuar shumë libra, dhe kam shfletuar shumë tekste brenda internetit, doja të dija gjithçka rreth procesit të lindjes’’, vazhdon rrëfimin Hayleigh.
Pasi filluan kontraktimet, ditën e mërkurë, me gjithë emocion e pagëzuan me një emër të bukur në mendjen e tyre, por ditët kaluan dhe znj. Hayleigh akoma nuk po lindte.
Madje as kontraktimet nuk dëgjohehin, por nëna më tej tregon se në orët e mbrëmjes derisa burri i saj ishte duke fjetur, filluan kontraktimet.
Gjatë lindjes, ajo tregon se arrinte të shtynte vetëm nga ana e majtë, derisa infermierja aplikonte kundër presion në shpinë.
Ndjenja ishte mahnitëse, por i gjithë ky mundim sfilitës në fakt u kthye në një ndjenjë të fuqishme dhe isha shumë e lumtur.
Ishte lindja më e përsosur që kisha përjetuar pas operacionit cezarian, përfundon nëna./Gazeta Shneta/