Për femrat të cilat punojnë, ushqyerja e fëmijës me gji është një risi plot sfida.
Ushqyerja me gji përpos që është e mirë për shëndetin, ajo po ashtu edhe na jep ndjenja të dashurisë, rehatisë dhe mbrojtjes. Kur nëna është e gatshme të luajë rolin e motrës medicionale për fëmijën e saj, në një situatë të cilën fëmija vet nuk do ia dilte kurrë, jep ndjenjën se nëna do të jetë aty s ahere që fëmija do të ketë nevojë, shkruan healthmagazine, transmeton Indeksonline.
Ushqyerja me gji është e mirë edhe për shëndetin e nënës. Ushqyerja me gji rrit imunitetin dhe lufton antitrupat në organizëm. Qumështi i nënës vret bakteret brenda trupit të fëmijës. Fëmijët të cilët ushqehen me qumësht gjiri kanë më pak infeksione të veshit, shohin më mirë, janë më të fortë dhe kanë dhëmbë të drejtë.
Po ashtu përparësi e ushqyerjes me gji është edhe mençuria e fëmijës. Fëmijët të cilët ushqehen nga nëna janë më të mençur dhe më inteligjentë.
Ekspertët këshillojnë që fëmijët të ushqehen nga nëna së paku deri në gjashtë muaj, në mënyrë që të kenë një fëmijëri më të mirë dhe më të shëndetshme./Indeksonline/