Shtatzania pasiqë një grua është mbi 35 vjeç mund të paraqesë rreziqe dhe sfida të ndryshme. Këto ndryshime mund të përfshijnë ndryshimet dramatike emocionale, anomalitë kromozomale dhe më shumë. Disa nga këto rreziqe mund ta bënë në rrezik edhe nënën edhe foshnjën.
Sidoqoftë, me këshillimin e mjekëve, gratë e moshës 35 vjeçare mund të mbeten shtatzënë dhe të lindin me sukses, transmeton Gazeta Shneta.
Shanse më të larta për të lindur binjakë
Gratë e moshuara kanë më shumë fat të lindin binjak. Është fakt që lindjet me binjak janë të përhapura tek gratë mbi 35 vjeç.
Rrezik më të lartë për abortim
Një nga të vërtetat e shumta në lidhje me shtatzaninë pas moshës 35 është se gratë në këtë moshë përballen me një rrezik më të madh për abortim.
Rrezik më të lartë të abnormaliteteve në kromozome
Nëse jeni 35 vjeçare dhe shtatzënë mjeku juaj mund të iu këshilloj të bëni teste të ndryshme gjenetike për të kontrolluar anomalitë e veçanta kromozomale që ndodhin.
Rrezik më të lart ndaj komplikimeve të ndryshme
Gratë që mbesin shtatzënë në 35 vjeç ose më shumë kanë gjasa më të larta që të kenë komplikime të ndryshme gjatë kësaj periudhe. /GazetaShneta/