Derisa Gaby Munoz priste fëmijën e saj të parë, shtatzënia e saj shoqërohej nga dhimbjet e legenit.
“Sa herë që ecja, ndjeja sikur legeni im ishte duke u thyer.”, tha ajo për Kidspot.
Në javën e 22-të të shtatzënisë, ajo u diagnostifikuar me simfizë pubike mosfunksionale – një gjendje e shkaktuara nga lëvizjet e tepruara në mes eshtrave në pjesën e përparme të legenit, transmeton Gazeta Shneta.
“Deri në javën e 30-të as që bëhej fjalë të ecja, dhimbja ishte e tmerrshme dhe dukej se asgjë nuk po më ndihmonte.”, thoshte Munoz.
Fatkeqësisht, dhimbja vazhdoi edhe pas lindjes së djalit të saj, pavarësisht ushtrimeve javore nëpër kurse për ndihmimin e stabilizimit të legenit.
Megjithatë, ajo dukej se gjeti metodën se si të shërohej nga kjo gjendje. Osteopatia, një mënyrë diagnostikimi dhe shërimi në mjekësi, që bazohet në trajtimin dhe përpunimin me anën e duarve të sistemit skeletor-muskulor, ishte mjaft efektive për nënën e tre fëmijëve.
Trajtimi i saj përfshinte masazhin, manipulimin, terapitë me presion dhe zgjatjet. Megjithëse ishte skeptike, Norton u bind nga rezultatet e fituara.
“Pas trajtimit tim të parë, unë mund të bëja dymbëdhjetë hapa pa ndjerë dhimbje.”, tha ajo për Kidspot.
Një rishikim i kohëve të fundit i hulumtimit ka treguar se terapia osteopatike manipuluese është e efektshme për zvogëlimin e dhimbjes në gratë shtatzëna me dhimbje në pjesën e ulët të shpinës./Gazeta Shneta/