Autizmi është një çrregullim që ndikon në tri fusha kryesore të zhvillimit: gjuhë, ndërveprim shoqëror dhe sjellje (përsëritja ose kufizimi).
Kjo nënkupton se një fëmijë me autizëm ose ka një fjalor të kufizuar ose nuk flet fare, nuk kërkon ose nuk është në interaksione shoqërore dhe/ ose angazhohet në sjellje të përsëritura në mënyrë të vazhdueshme, transmeton Per Nenat.
Megjithatë, për verifikim të autizmit, ekziston testi i shikimit, i cili mund të bëhet në forma të ndryshme, e zakonisht me shikim.
Për shembull, nëse fëmija fokusohet vetëm në shinat e një treni e të mos luajë me lodrat e tjera, siç janë arushët apo makinat është njëra nga shenjat e autizmit.
Por, nëse fëmija juaj është aktiv, gëzon bashkëveprim me ju dhe të tjerë, po zhvillon fjalorin, luan me një sërë lodrash, nuk ka aryse për t’u shqetësuar.