Diçka që shumica e grave shtatzëna mund të presin është dhimbja në procesin nëntë mujor dhe njëra ndër to, padyshim se lidhet me dhimbjen në këmbë që mund të fillojë pasi pesha e foshnjës të rritet.
Provoni këto sugjerime për trajtimin e dhimbjeve të këmbëve gjatë shtatzënisë për t’i dhënë atyre një rehati dhe lehtësim shumë të nevojshëm, shkruan burimi Ask Dr. Sears përcjell Gazeta Shneta.
– Ngrini ato sa më shumë që të jetë e mundur.
– Shmangni qëndrimin për një kohë të gjatë pa pushim.
– Bëni ushtrime për të lehtësuar dhimbjet e këmbëve gjatë shtatzënisë.
– Bëni shpesh një masazh të këmbëve.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
– Zhytni këmbët e fryra, në fund të ditës në ujë të freskët.
– Lërini këmbët tuaja të marrin frymë duke përdorur çorape pambuku.
– Zgjidhni këpucë me taka të gjera, të ulëta (jo më të larta se dy inç) ose me pykë.
– Provoni ortotikë – mbështetëse harku plastike që përshtaten në këpucët tuaja. Këto janë të disponueshme në shumicën e dyqaneve të këpucëve, farmacive ose të krijuara me porosi nga një pediatër. /Gazeta Shneta/


