Një njeri nga Arlingtoni i Virxhinias dyshohet se ka hedhur pilula aborti në pijën e së dashurës shtatzënë, sipas një raporti nga WROC në Rojqester, Nju Jork.
Sikander Imran, një mjek, dhe Brook Fiske kanë qenë në lidhje për disa vite me radhë, derisa Brook ngeli shtatzënë, raporton WROC, transmeton Gazeta Shneta.
“Ai nuk donte që ta mbaja fëmijën, kështu që biseduam rreth abortit.. të cilin nuk desha ta bëja.”, tha Brook për stacionin televiziv.
Gjatë kësaj vizite, kishte ndodhur incidenti i supozuar.
“Derisa konsumoja çajin në mbrëmje, pashë në fundin e gotës një substancë të grimcuar dhe e kuptova se më kishte hedhur pilulë aborti në të.”, tha ajo.
Pas disa orësh, Brook tha se filloi të kishte kontraktime.
Brook vrapoi për në spital ku testet thuhet se treguan se ajo kishte 800 miligramë (mg) të pilulës Misoprostol në organizmin e saj.
Pra, çfarë është misoprostoli? Sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë së SHBA-së, përdoret aktualisht për të parandaluar ulcera dhe është parashkruar kryesisht për njerëzit që gjithashtu marrin medikamente të tjera (si aspirina) që mund të dëmtojnë stabilitetin e stomakut.
Ajo është gjithashtu shumë e rrezikshme për gratë shtatzëna. Në fakt, mjekët këshillojnë gratë që të mos e marrin atë deri në ditën e dytë ose të tretë të ciklit të tyre për t’u siguruar që ato nuk janë shtatzënë së pari./Gazeta Shneta/