Prerja cezariane është një operacion mjaft i komplikuar dhe është një alternativë ndaj lindjes vaginale.
Mamia Razije Musa së fundmi ka reaguar rreth kësaj çështje dhe mungesës së gjirit pas operacionit, transmeton Gazeta Shneta.
Një rrëfim prekës, për më shumë lexoni postimin e saj të plotë: Populli im sa shumë ju dua aq më shumë më çuditni. Më erdhi një mesazh nga një nanë e cila kishte kryer lindjen me prerje cezariane dhe me shumë vështirësi e kishte pasur edhe procesin e shtatëzanisë.
Kur është kthyer në shtëpi gjatë gjithë kohës ka provuar ta ushqej foshnjen me gji, për shkak se ka qenë edhe e sëmurë edhe e ronduar psiqikisht ,faktorë këta që ndikojnë në uljen e prodhimit të qumështit të gjirit ajo nuk ka pasur mundësi ta ushqej mirë foshnjën.
Kur e shohin këtë familja e burit e marin foshnjen dhe e largojnë nga nana e dërgojnë te një grua që e kishte beben e vogel dhe kishte gji mjaftueshëm. Unë nuk e di a mendon dikush për shëndetin e nanave në Kosovë, a e dini ju se çka ndodhë kur nana përjeton depresion pas lindjes.
Kjo nanë është ndjerë bosh ka qenë e shtritë shumicën e kohës sepse e kishte plagën e operimit dhe foshnjen në një periudhë goxha të gjatë të ditës ja largonin.
A mendoni se duke e dërguar të pijë qumësht gjiri nga një grua tjetër i keni ofruar më shumë dashuri atij fëmije, a e dini rëndësinë e përqafimit e përkëdheljeve të nanës për fëmijën, a e dini se ai e dallon erën e nanës që e ka mbajtur për 9 muaj në bark. Aman vetëdijësohuni e përkrahni gratë kur kalojnë në vështirësi.
Një nanë tjetër më pyeti si të ja bëjë rutinën djalit sepse nuk fle gjithë natën dhe qanë, kur e pyeta për rutinën dhe jetën e saj e pash që ajo është nanë e rrethuar nga presioni dhe stresi, I thash që për ta qetësuar një bebe duhet një nanë e qetë dhe e relaksuar prandaj kushtoni rëndësi edhe shëndetit të nanave.
Fëmijë të lumtur janë ata që rriten me dashurinë dhe përqafimin e nanave të shëndosha të cilat duhet të kenë edhe përkrahjen dhe ndihmën e familjes e sidomos bashkëshortit.
Nëse nuk doni apo nuk mundeni me u ndihmu së paku mos i rëndoni si në rastin në fjalë kur nana ka vuajtur e ka qarë në ditët e para pas lindjes sepse ja kanë marrë beben.Në fund të fundit ku e gjeni të drejten ta merni fëmijën pa aprovimin e nanës. Jam irrituar nga kjo ngjarje, uroj që ky status të vetëdijësojë njerëzit e këtij niveli./Gazeta Shneta/