Tokofobia, simptomat dhe ndikimi i saj në shëndetin e grave shtatzëna

2021-06-16 në ora 22:25

Ndonëse mund të jetë një fjalë e padëgjuar më parë, tokofobia është një gjendje e shprehur te gratë shtatzëna.

Tokofobia konsiderohet të jetë frika e jashtëzakonshme nga lindja shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Shqetësimi, i cili vjen nga frika e ardhjes në jetë të foshnjes, mund të ndikojë në gjendjen tuaj shëndetësore.

Në disa raste, termi tokofobia konsiderohet edhe si shmangia e shtatzënisë apo dëshira për të mos qenë prindër.

Raporti i vitit 2012 i botuar në Industrial Psychiatry Journal vlerëson se deri në 13 përqind të grave jo-shtatzëna raportojnë të kenë frikë nga lindja e foshnjes së tyre apo të ngelin shtatzënë.

Egzistojnë dy lloje të ndryshme të tokofobisë e të cilat janë primare dhe sekondare.

Tokofobia primare: Ndodh nëse nuk keni lindur kurrë më parë, por keni tokofobi.

Tokofobia sekondare: Kur keni pasur një lindje paraprake dhe frika juaj buron nga përvoja e mëparshme.

Simptomat e tokofobisë

Simptomat e zakonshme të tokofobisë përfshijnë:

-Sulmet e panikut ose rritja e simptomave të ankthit si lodhja apo dhimbja e kokës;

-Ndryshime të humorit;

-Simptomat e depresionit si lodhja, dhimbja e trupit, ulja e oreksit;

-Pagjumësia;

-Shmangia e marrëdhënieve seksuale./GazetaShneta/