Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trajtimi i COVID-19 me antitrupa monoklonalë: Sa është kostoja e barit bioteknologjik

Jetë 29/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Antitrupat e zhvilluar në laborator mund të ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë koronavirusin, por ato nuk janë zëvendësim për vaksinat kundër COVID-19.

Ndërsa rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten në të gjithë Shtetet e Bashkuara, kërkesa për trajtimet me antitrupa monoklonal po rritet, veçanërisht në zonat e vendit me përqindje të ulëta të vaksinimit, shkruan Healthline.

Sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), ky trajtim eksperimental përdor “proteina të prodhuara në laborator që imitojnë aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar antigjenet e dëmshëm siç janë viruset” si SARS-CoV-2 përcjell Gazeta Shneta.

Është veçanërisht i dobishëm për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar të cilët mund të mos prodhojnë një përgjigje të fortë ndaj vaksinave COVID-19, dhe për të tjerët në rrezik të lartë të sëmundjeve të rënda.

Ndërsa antitrupat monoklonalë mund të fillojnë të pastrojnë koronavirusin brenda disa orësh pasi të injektohen në mënyrë intravenoze (IV) në trup, ky trajtim mund të mos funksionojë për të gjithë.

Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë që njerëzit të vaksinohen plotësisht kundër COVID-19, i cili dihet se parandalon sëmundjet e rënda dhe shtrimin në spital.

Bari Remdesivir mbetet përsëri në listën e re terapeutike rreth shërimit nga infeksioni COVID

Si funksionojnë antitrupat monoklonalë?

Një antitrup monoklonal është një proteinë e prodhuar në laborator që funksionon si antitrupat e bërë nga sistemi imunitar në përgjigje të infeksionit.

Duke u lidhur me një molekulë specifike në një virus ose bakterie i njohur si një antigjen – një antitrup monoklonal mund të rrisë ose rivendosë përgjigjen imune kundër këtyre patogjenëve.

Shumica e antitrupave monoklonalë të zhvilluar për të trajtuar COVID-19 synojnë proteinën gjembore të cilën koronavirusi (SARS-CoV-2) e përdor për të hyrë në qelizat pritëse.

Hulumtimet sugjerojnë se antitrupa të caktuar monoklonalë mund të zvogëlojnë rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjen te njerëzit me COVID-19 asimptomatik ose të butë.

Ky është kortikosteroidi i njohur që u përdor suksesshëm në trajtimin e gjendjeve të rënda COVID

Kush mund të marrë trajtim me antitrupa monoklonalë?

Disa antitrupa monoklonalë kanë marrë miratimin urgjent nga FDA:

REGEN-COV: Ky koktej barnash përmban dy antitrupa monoklonalë, kazirivimab dhe imdevimab si dhe është aprovuar për njerëzit mbi 12 vjeç.

Sotrovimab: Ky bari monoklonal është i autorizuar për të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç.

FDA gjithashtu ka dhënë miratimin urgjent për Tocilizumab për trajtimin e COVID-19 në të rriturit dhe fëmijët e shtruar në spital 2 vjeç e sipër. Ky antitrup monoklonal zvogëlon inflamacionin që ndodh gjatë COVID-19.

Të gjithë këta antitrupa monoklonalë morën miratimin urgjent për trajtimin e COVID-19 të butë deri të moderuar tek njerëzit 12 vjeç ose më të rritur që rezultuan pozitivë për koronavirus dhe janë në rrezik të lartë nga COVID-19 i rëndë.

Kjo përfshin njerëzit që kanë të dobësuar sistemin imunitar, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe individët me obezitet, diabet ose sëmundje të tjera kronike.

Analgjetikët në trajtimin e simptomave të lehta të COVID-19, ja çfarë duhet të dini

Ndërsa antitrupat monoklonalë mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të rënda tek këta njerëz, vaksinimi i plotë është gjithashtu i rëndësishëm.

“Nëse jeni të kompromentuar me imunitet, unë me të vërtetë shpresoj se jeni tashmë të vaksinuar,” shkroi në rrjetin social Twitter, Dr. Vincent Rajkumar, onkolog në Klinikën Mayo.

Trajtimi i antitrupave monoklonal në përgjithësi jepet brenda 10 ditëve nga testi pozitiv i COVID-19.

Sa kushton trajtimi me antitrupa monoklonal?

Kostoja e koktejit të Regeneron me dy barna është 1,250 dollarë për infuzion, sipas Kaiser Health News. Qeveria federale amerikane aktualisht i mbulon këto shpenzime.

Krahasoni këtë kosto me një dozë të vetme të vaksinës COVID-19 rreth 20 dollarë – e cila gjithashtu mbulohet tani nga qeveria. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVitia: Kemi në stok mbi 53 mijë vaksina Pfizer dhe mbi 137 mijë Astra Zeneca
Artikulli i rradhës COVID: A do të përballen njerëzit e pavaksinuar me pengesa në marrjen e kujdesit mjekësor?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.