Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tre mënyra natyrale për të trashur dhe parandaluar rënien e vetullave

Femina 11/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shpeshherë mes femrave qarkullon shprehja që nëse fytyra i ngjan një pikture, vetullat janë konturet e saj. Kjo është arsyeja përse ankoheni gjithmonë me miket se vetullat tuaja nuk janë ashtu siç  doni, që parukierja nuk di t’ua heqë apo se nuk arrini të gjeni formën e duhur.

E thënë më ndryshe, të flasësh për vetullat është një temë e gjerë më vete pasi arrijnë të ndryshojnë paraqitjen e fytyrës , të theksojnë tiparet dhe të plotësojnë në mënyrë harmonike make up-in.

Për vite me radhë, vetullat e holla kanë qenë të preferuarat e shumë femrave, por vitet e fundit vihet re një dëshirë për të patur vetulla sa më të plota dhe natyrale.

Në qoftë se jeni lodhur duke i pikturuar çdo ditë vetullat me laps, lexoni këshillat e mëposhtme që trashin vetullat dhe u japin një formë të përsosur. Me këto trajtime ju detoksifikoni folikulat e qimeve dhe eliminoni toksinat nga lëkura.

1.Xhel aloe vera: Aloe vera ka në përmbajtjen e saj shumë antioksidantë dhe substanca hidratuese që ushqejnë qimet e vetullave dhe parandalojnë rënien e tyre. Kjo është arsyeja pse liderët  më të mëdhenj të industrisë kozmetike i kanë kthyer sytë tek vlerat e saj të mrekulleshme.

Merrni një sasi të vogël xheli nga aloe vera dhe me ndihmën e gishtit tregues ose të ndonjë furçe lyeni vetullat para së të flini. Lëreni të veprojë tërë natën, në këtë mënyrë lëkura do e përthithë ashtu si duhet. Të nesërmen lani fytyrën dhe vetullat me ujë të vakët. Ky veprim duhet përsëritur 2-3 herë në javë.
2.Hudhra: Përbërësit sulfurikë të hudhrës stimulojnë rritjen natyrale të vetullave, duke i bërë ato të duken më të plota. Edhe pse aroma e saj mund të mos ju pëlqejë shumë, ja vlen ta përdorni për këtë qëllim. Merrni disa thelpinj hudhër dhe kalojini në blender derisa të formohet një pastë.

Aplikojeni mbi vetulla dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Kini kujdes të mos bjerë në kontakt me sytë. Në fund lani fytyrën me ujë të ftohtë. Edhe ky trajtim duhet përdorur 2-3 herë në javë.
3.Vaj esencial rozmarine: Ushqyesit që gjenden tek vaji esencial i rozmarinës jo vetën që ushqejnë folikulat e vetullave, por edhe i forcojnë ato dhe i ndihmojnë të rriten në mënyrë uniforme.

Ky vaj arrin të reduktojë efektet negative të shkaktuara nga dielli apo toksinat e ambientit. Merrni pak vaj rozmarine dhe krihni vetullat për pesë minuta./Living/

Artikulli paraprak7 vaksinat që çdo bebe duhet t’i marrë, para se t’i bëj 1 vjeç
Artikulli i rradhës Piu 6 litra ujë për një muaj rresht, ja si duket fytyra e saj para dhe pas kësaj metode (FOTO)

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.