Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tre shenja në fytyrën tuaj që paralajmërojnë për sindromën e vezores policistike

Femina 22/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
aknet/lekura
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sindroma e vezores policistike (PCOS) është një gjendje që shkakton çekuilibrime hormonale dhe probleme me metabolizmin. Fytyra juaj mund të mbajë shumë të dhëna për gjasat e të pasurit këtë gjendje.

Mes tjerash, kjo situatë lidhet me nivelet jonormale të hormoneve në trup duke përfshirë nivelet e larta të insulinës, shkruan burimi The Mirror.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Insulina është një hormon që kontrollon nivelet e sheqerit në trup.

Prandaj, shumë gra me PCOS janë rezistente ndaj insulinës në trupin e tyre dhe prodhojnë nivele më të larta të saj.

Kjo kontribuon në rritjen e prodhimit dhe aktivitetit të hormoneve si testosteroni.

Ekspertja e hormoneve dhe mjekësisë integruese Dr. Sohere Roked ofron njohuri rreth gjendjes dhe këshillave të ekspertëve për trajtimin e simptomave më të zakonshme të PCOS.

Simptomat e PCOS?

– Menstruacionet e parregullta, që do të thotë se vezoret e një femre nuk lëshojnë rregullisht vezë (ovulojnë).

– Teprica e androgjenit, kjo është kur një femër ka nivele të larta të hormoneve “mashkullore” në trupin e saj, të cilat mund të shkaktojnë shenja fizike si qime të tepërta të fytyrës ose trupit.

– Vezoret polikistike, kjo është kur vezoret zmadhohen dhe përmbajnë shumë qese (folikula) të mbushura me lëngje që rrethojnë vezët. Pavarësisht nga emri, në fakt nuk keni ciste nëse keni PCOS.

“Nëse keni të paktën dy nga këto karakteristika, mund të diagnostikoheni me PCOS,” shtoi Dr. Roked.

Si PCOS mund të ndikojë në lëkurën tuaj?

“PCOS mund të shkaktojë lëkurë të yndyrshme dhe puçrra fytyre,” shpjegoi Dr. Roked.

Dieta është thelbësore kur vuani nga PCOS dhe një çekuilibër me insulinë.

Llojet më të mira të ushqimit për të përfshirë në dietën tuaj janë:

– Ushqime natyrale, të papërpunuara.

– Ushqimet me fibra të larta.

– Peshku yndyror, duke përfshirë salmonin, tonin, sardelet dhe skumbri.

– Spinaq dhe zarzavate të tjera të errëta me gjethe.

– Frutat e kuqe të errëta, si rrushi i kuq, boronicat, manaferrat dhe qershitë.

– Brokoli dhe lulelakra.

– Fasule të thata, thjerrëza dhe bishtajore të tjera.

– Yndyrna të shëndetshme, si vaji i ullirit, avokado dhe kokosi.

– Arrat e pishës, bajamet dhe fëstëkëu.

– Çokollatë e zezë në moderim.

– Erëza, të tilla si shafran i Indisë dhe kanellë.

A ndikon PCOS në mundësinë e një gruaje për të mbetur shtatzënë?

“Me trajtim, shumica e grave me PCOS mund të mbeten shtatzënë,” shpjegon NHS.

Shumica e grave mund të trajtohen me sukses me një kurs të shkurtër tabletash të marra në fillim të çdo cikli – për disa cikle me radhë.

“Nëse këto nuk janë të suksesshme, mund t’ju ofrohen injeksione ose trajtim IVF.” /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë është zgjeruar, falë ndihmës së një donatori
Artikulli i rradhës Shenja më sekrete e zodiakut, sipas astrologëve

Ju sugjerojmë

Pse janë të rëndësishëm probiotikët? – Këshilla nga mamia Razije Musa

05/02/2023 Këshilla për shtatzëna

A mund të vëni një çmim për shëndetin e fëmijës tuaj?

04/02/2023 Këshilla për shtatzëna

Këto janë infeksionet që mund të shfaqen tek gratë pas lindjes 

03/02/2023 Femina

Çfarë ndodh kur përdorni më shumë seç duhet balsam të buzëve, shpjegimi i dermatologëve

31/01/2023 Femina

Si të reagoj kur fëmija im fillon shenjat e para të alergjisë në ushqim?

28/01/2023 Këshilla për shtatzëna

Preeklampsia tek nënat lidhet me rrezik katërfish më të lartë të sulmit në zemër pas lindjes së fëmijës

26/01/2023 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.