Tri fazat e procesit të lindjes, ja çfarë ndodh në trupin tuaj

2017-04-27 në ora 07:22

Kur fillojnë kontraktimet qafa e mitrës fillon të hapet gradualisht.

Në javët para lindjes, trupi juaj ngadalëson prodhimin e hormoneve progesterone duke rritur prodhimin e hormoneve të tjera – përfshirë prostaglandins, e cila zbut qafën e mitrës, dhe oksitocina, e cila shkakton kontraktimin e muskujve të mitrës.

Kontraktimet e vërteta të lindjes janë ritmike dhe të dhimbshme, dhe rriten në mënyrë të vazhdueshme e bëhen gjithmonë e më të forta. Muskuj vertikalë të mitrës janë të shtrënguar, ata tërheqin qafën e mitrës së hapur. Muskujt e fortë në qafën e mitrës shtypin që të drejtojnë fëmijën tuaj në drejtim të mitrës.

Lëngu juaj amiotik nis të rrjedhë duke shkuar pastaj në një lumë të papërmbajtur të lëngjeve.

Qafa e mitrës tuaj do të fillojë hapjen dhe pasi të keni arritur në hapjen rreth 4 centimetra, trupi juaj do bëhet gati për lindjen.

Gjatë këtij procesi kontraktimet bëhen më të forta dhe më të shpeshta. Në 8 centimetra, ju mund ta konsideroni  si pjesa më e dhimbshme e procesit të lindjes.

Kur hapja ka shkuar 10 centimetra, ju jeni të lodhura plotësisht dhe mund të ndjeni se si doktori e mamia ju kërkojnë që të shtyni. Ky është sinjali se faza e dytë e lindjes ka filluar.

Fëmija juaj do të shkojë poshtë pas çdo tkurrjeje. Tre kockat veçanta të buta të kokës së tij do të përputhen përkohësisht kështu që ai mund të kalojë nëpër kanalin e lindjes rehatshëm.

Do të dalë koka e bebit. Me disa shtytje të tjera dhe do të arrini të shihni fytyrën e fëmijën tuaj, supet, dhe trupi do të dalë plotësisht.

Në fazën e tretë dhe të fundit të lindjes, placenta juaj shkëputet dhe është jashtë trupit tuaj.

Me frymëmarrjen e parë të fëmijës suaj do të ndjeni se udhëtimi i pabesueshëm i lindjes është plotësuar tashmë.

Surpriza…Tremujori i “katërt”?!

Nëse shtatzania jote i ka mbushur 40 javë, pra ka mbaruar dhe tremujori i tretë, ka kaluar dhe data e parashikuar nga mjekët e gjithë llogaritë në të cilën ju duhet të kishit lindur dhe ju akoma skeni lindur….merrni frymë thellë dhe qetësohuri….keni hyrë në tremujorin e katërt, në atë tremujor që nuk keni dëgjuar më parë trë flitet.

Është për të ardhur keq që askush sta ka përmendur deri tani (po nëse po lexoni këtë artikull, për ju  s’do të jetë më një suprizë e frikshme).

Ky është tremujori suprizë, ai që fillon pas ditës 281 të shtatzanisë dhe mbaron kur të lindë bebja.

Mjekët arsyetojnë se ose data e caktuar për lindjen nuk është llogaritur mirë dhe në fakt nuk je aspak me vonesë por je në kohë. Por pavarësisht kësaj është akoma një mister pse disa grave u zgjat më tepër shtatzania se të tjerave. Kjo është një gjë që nuk është në dorën tuaj, por në dorë të nënës natyrë (Zotit).

Gjithsesi kalimi nga data e caktuar dhe pse mund të përjetohet si ankth nga disa nëna, është një gjë normale dhe do të zgjasë maksimumi dy javë.

Ka shumë gra që përdorin mjete nxitëse, por mjeku këshillon që çdo veprim të bëhet kur qafa e mitrës është bërë gati për lindjen, pra të jetë sa më e pjekur e mundur. Mjekët këshillojnë të të presim përderisa bebi është mirë dhe gjithçka shkon mirë me ju….pra duhet të jenë mjekët ata që të vendosin nëse ju do të përdorni nxitës për lindjen, nëse do ti nënshtroheni një cezariani apo thjesht do të prisni kur nëna natyrë tju dërgojë sinjalin e saj për të lindur bebin tuaj.

Lindja, përgatitu për çdo të papritur

Ka shumë gjëra që duhen marrë parasysh kur të përgatiteni për ditën e madhe. Lexo, fol me mjekun dhe maminë për çdo paqartësi që ke, për çdo pyetje që të lind.

Merr informacion për lindjen natyrore, lindjen në shtëpi, lindjen me operacion cezarian apo me epidural. Mëso mbi shenjat e para të procesit të lindjes që të dish kur duhet të nisesh për në spital. Plus ju duhet të jeni të vetëdijshëm dhe të përgatiteni për komplikime të mundshme të lindjes, të lindjes parakohe apo problemeve me frymëmarrjen,etj.

Përgatitja për lindjen

Mëso më shumë në lidhje me opsionet tuaja për lindje – nga zgjedhja e një mamie deri tek dallimi i dhimbjeve të lindjes apo çfarë ndodh në procesin e lindjes. Shikoni video për lindjet natyrale, lindjet me cezarian apo lindjet në ujë që të mund të përfytyroni gjithçka.

Pastaj krijoni planin tuaj të lindjes në mënyrë që ju mund të komunikoni preferencat tuaja për metodat e përdoruara për dhimbjet apo dhe të zgjidhni mënyrën se si do të sillni në jetë fëmijën tuaj.

Çdo lindje është e ndryshme, nga lindja në ujë, në shtëpi në mënyrë të papritur apo komplikacionet që ju çojnë në një cezarian të detyruar. Lexo dhe dëgjo histori të tjera, por nuk ka nevojë për panik dhe as për frikë, ju duhet të jeni të qeta dhe të sigurta se çdo gjë do të shkojë mirë, për të marrë sa më shumë siguri kontaktoni shpesh maminë apo doktorin tuaj ditët e fundit të shtatzanisë.