Një nënë ka ndarë rrëfimin e saj në lidhje me abortin e shtatzënisë në javën e 20-të nëpërmjet një letre, e përmbushur përplot emocione. Ndiqeni më poshtë:
“Gjoksi im është bërë shumë i fortë dhe përplot qumësht. Kam gjakderdhje dhe komplikime të tjera. Ndihem shumë e lodhur. Mjekët thonë se do të duhen muaj derisa hormonet e mia të kthehen në gjendje normale.
Në javën e 20 të shtatzanisë, fëmija im nuk ia doli.
Një moment ne ishim duke qeshur gjatë kontrollit me ultratinguj dhe brenda shumë pak sekondave, mjeku na tha se fëmija nuk mund të jetonte, për shkak të një çrregullimi të rrallë të kromozomeve të tij.
Dollapi është plot rroba të reja, libra dhe dhomat janë dekoruar. Kudo në shtëpi kanë mbetur mbishkrimet “Është djalë” nga festa që bëmë pasi zbuluam gjininë e fëmijës. Ne kishim menduar edhe një listë me emra.
Vajza jonë nuk ishte e kënaqur që të bëhej një motër e madhe dhe ajo fliste për të gjithë kohën. Ne lexuam rreth kësaj teme çdo natë dhe ia dolëm që ajo ta donte vëllain e vogël madje mezi priste ta takonte.
Por tashmë të gjitha këto nuk ekzistojnë më.
E kam shumë të vështirë edhe të marr frymë, por ja që marr. Është e vetmja mënyrë për të mbijetuar.
Kjo ishte humbja jonë e dytë brenda pak muajsh dhe ndodhi pikërisht 2 ditë përpara ditëlindjes së burrit tim. Disa javë përpara se vajza të bënte 2 vjeçe pata një problem me një shtatzani tjetër dhe e humba fëmijën.
Kur dëshironim të bëheshim prindër shumë vite më parë, imagjinonim se do të shkonte siç ishte planifikuar. Por nuk ishte aq e thjeshtë. Ajo që për shumë njerëz ndodh aksidentalisht, me mua nuk po ndodhte as qëllimisht.
Çdo ditë është një luftë. Kohët e fundit u takova me disa persona që ende nuk e dinin ç’kishte ndodhur dhe më pyetën për shtatzaninë. Edhe kur mundohem ta harroj, tragjedia më përplaset në fytyrë.
Vajza ime vazhdimisht kërkon vëllain e vogël. “Dua që vëllai të dalë nga barku tani”, – më tha ajo menjëherë sapo e kisha humbur fëmijën. Shpërtheva në lot. I kisha premtuar vetes se nuk do të qaja përpara vajzës, por nuk munda të mbaja veten.
Gjatë shtatzanisë kam ndjekur edhe kurse për trajtimin e fëmijës, për dushin, kam biseduar me shumë nëna të tjera për setin e parë fotografik të fëmijës, por tani nuk jam më pjesë e tyre.
Kisha shumë frikë për muajin e lindjes, por ai erdhi e kaloi e kështu me radhë do të kalojnë edhe muajt pasues. Dhe çdo ditë që kalon, do të më duhet të lë të shkuarën pas.
Shpesh zgjohem në mes të natës se më mungon ajri. Ndihem e mbytur nga errësira. Ende përjetoj antkh kur më duhet të takoj njerëz që nuk e dinë se ç’më ka ndodhur, sepse më duhet të shpjegoj nga e para gjithçka.
Jam e trishtuar se ajo që ne menduam ishte një bekim, përfundoi në mallkim. Jam e trishtuar që kemi dëgjuar zemrën e fëmijës duke rrahur, dhe tani zemra ime është thyer. Jam e trishtuar që e kemi parë fytyrën e këtij fëmije në një skanim 4D, por kurrë nuk do ta shohim në të vërtetë.
Jam e zemëruar që më duhet të humbas kilet që mora në shtatzani, kur në fakt fëmija im nuk lindi kurrë.
Jam e zemëruar që adoleshentët që rrinë një natë me njëri-tjetrin dhe nuk janë gati për të bërë fëmijë, ngelen shtatzanë, ndërsa unë jam gati dhe më duhet të vuaj.
Kam frikë për hapat e ardhshëm. Kam frikë për dhimbjen fizike, mendore dhe emocionale që ende duhet të durojmë. Kam frikë nga rezultatet e ardhshme dhe proçedurat e rikuperimit.
Megjithatë, unë jam e lumtur për mrekullinë që është vajza jonë. Kujtoj çdo ditë frikën që mendoja se nuk do të bëhesha me fëmijë, por në fakt e kam atë sot duke më thirrur mami.
Kam ende shpresë se do t’ja jap vajzës dhuratën e të qënit motra e madhe.
E di që jeta do të vazhdojë. Jo për këtë fëmijë, por të paktën për ne.”
Letra është postuar së pari në portalin Për Nënat.