Udhëzues për ciklin tuaj menstrual: Ushqimi, stërvitjet dhe disponimet

2017-04-01 në ora 09:52

Në e dijmë se ato vijnë, por shumica prej nesh nuk dijnë si të përgatiten paraprakisht për ditët e vecantë të muajit. E kuptojmë se disponimi jonë ndryshon, emocionet valëvitet sa këndej e andej, trupi jonë ndryshon dhe ne jemi më të prirura për fryerje dhe lodhje. Por ka disa faza në ciklin menstrual të femrave të cilat mund ta lehtësojnë kalimin e këtyre ditëve.

Fazat e ciklit menstrual

Hani ushqime të gjelbra

A ndiheni të lodhur? Ose dukeni të zbehtë? Ju mund të keni mungesë të hekurit dhe femrat me cikel menstrual të rëndë janë në rrezik për këtë. Ju duhet të jetoni si Popeye me një pajtë përplot ushqime të gjelbra që të maksimizoni absorbimin e hekurit.

Jeni të vëmendshme

Femrat që vuajne nga epilepsia duhet të kujdesën shumë me shumë. Duhet se për disa ditë para ciklit menstral dhe gjatë ovulimit, ju jeni më të prirura për kriza. Është treguar se Yoga ndihmon në reduktimin e frekuencës dhe kohëzgjatjës së krizave pasi që ju qetëson.

Faza zgavërore (Ditët nga 1-13)

Stërvituni

Doni të keni muskujt si Rock-u? Ndoshta jo, por e kuptoni se cka deshëm të themi. Rriteni intenzitetin e stërvitjes me pesha në dy javët e para të ciklit tuaj. Duke u bazuar në disa hulumtime suedeze, kur ju ngritni pesha të rënda forcohen muskujt.

Faza e ovulimit (Dita e 14-të)

Rrini me shoqëri

Ndoshta kjo nuk është dita më e mirë që të silleni ne Tinder. Thuhet se ne jemi më të prirura të kemi përshtypje pozitive për mashkujt e huaj kur jemi në fazën fertile – posqërisht ndaj atyre që fizikisht duken tërheqës. Më së miri caktojeni orën që të takoheni me shoqe.

Punoni

Jeni duke u përgatitur për një takim me rëndësi osë një punë të re?

Bëjëni detyrat tuaja të shtëpisë, raporton Universiteti i Konkodias. Del të jetë që ne jemi më të mirë në detyrat me memorien verbale kur jemi në fazën e ovulimit sepse kemi rritje të nivelit të estrogjenit. Jeni e ftuar për një punë të re? Shtyejeni për fazën pri-menstruale nëse mundeni. Ndyshime hormonale do të ju lehtësojnë punën me ‘google maps’ dhe ju do të mbërrini me kohë.

Faza luteale (Dita 15-28)

Pushoni

Jeni vetëm një javë larg ciklit menstrual? Lërini patikat dhe relaksohuni. Duke u bazuar në Shoqërinë Fiziologjike Amerikane, kjo është koha kur nervat e gunjëve dhe të muskujve janë më të dobët dhe ju jeni në rrezik për t’u lënduar. Ouch.

Merreni me qetësi

Po e planifikoni muajin e ardhshëm? Mundohuni që ta mbushni sa më pak me ngjarje shoqërore dhe takime. Femrat janë më pak të afta ta durojnë stresin akut para ciklit menstrual, që mund të qojë deri tek ftohjet, lodhja, ose ankthi. / Gazeta Shneta /