Organizata UNFPA ka dhuruar një donacion në vlerë rreth 63 mijë euro ku përfshihen pajisje të ndryshme mjekësore.
Në këtë donacion përfshihen dy respiratorë për trajtimin e pacientëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Poashtu donacioni përmban dorëza, maska, syze dhe veshje mbrojtëse nga koronavirusi. Donacioni është pranuar nga drejtori i Klinikës Dr. Jakup Ismajli.
Klinika e Gjinekologjisë në QKUK ka ndarë një repart të izoluar për trajtimin e rasteve të dyshimta dhe të konfirmuara me Covid-19. Deri më tani dhjetëra gra të infektuara me Covid kanë kryer lindjen e fëmijëve në këtë klinikë. /Gazeta Shneta/