Ekzistojnë disa lloje ushqimesh që sigurojnë sasi të mjaftueshme të hekurit në gjak, përfshirë këtu edhe bukën që konsumoni.
Gjithsesi, ndiqeni listën:
Ushqime të pasura me hekur
- Vezë;
- Bukë;
- Drithëra;
- Mish lope, qëngji ose derri;
- Kofshë ose gjoks pule;
- Brokol dhe lakra;
- Fasule dhe thjerrëza;
- Fruta të thata, si kajsi të thata dhe fiq;
- Mëlçia (njëherë në javë);
- Arra;
- Peshqit me sasi të lartë yndyre (dy herë në javë).
Sasia e hekurit që merr fëmija do të jetë e vlefshme vetëm nëse trupi i tij/saj është në gjendje ta absorbojë atë. Kjo mund të arrihet duke i dhënë fëmijës ushqime që përmbajnë vitaminën C dhe njëkohësisht hekur.
Burime të mira të vitaminës C janë:
- Portokall, luleshtrydhe, mjedër, kivi;
- Domatet dhe specat e kuq ose jeshil;
- Perimet me gjethe të gjelbra, të tilla si brokoli, lakër brukseli dhe spinaq;
- Patate dhe patate të ëmbla.
Shenjat e anemisë tek fëmijët mund të përfshijnë:
- Lodhje;
- Ngjyrë e zbehtë e lëkurës;
- Ngelen pa frymë duke luajtur;
- Preken më shpejt nga infeksionet.
Nëse dyshoni se fëmija ka mungesë hekuri, mund të bëni një analizë gjaku për të parë nëse është prekur nga anemia./pernenat.al/