Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë menysë së një gruaje shtatzënë

Këshilla për shtatzëna 18/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ushqimi gjatë shtatzënisë duhet të marrë një rëndësi të veçantë, pasi edhe siç thonë gjyshet tona, një grua shtatzënë ha për dy. Kjo nuk është e vërtetë për masën, por vlen për cilësinë. Nëna është ajo që zgjedh menunë edhe për vogëlushin e saj.

Duhet të zgjidhni ushqime të shëndetshme, që nuk ndikojnë negativisht në zhvillimin e fetusit! Për t’ju ardhur në ndihmë website shqiptar për nënat ka listuar 8 ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë regjimit të një gruaje shtatzënë

Kumbulla. Një qetësues natyral kundër konstipacionit (kapsllëkut), problem i cili është shumë i shpeshtë tek gratë shtatzëna. Ato janë shumë të pasura me ujë dhe fibra, dhe nëse janë të freskëta e hidratojnë shumë mirë organizmin. Janë shumë të pasura me minerale si hekuri dhe kaliumi.

Boronica. Shërben për të forcuar kapilarët e gjakut, në mënyrë që të mos ketë gjakderdhje nga hunda, mavijosje në këmbë etj. Ato janë të pasura me vitaminë C2, vitaminë P etj. Janë shumë të mira edhe për të luftuar infeksionet kërpudhore (myk).

Banania. Është një aleat shumë i mirë kundër djegieve të stomakut kjo pasi ky frut është në gjendje të mbrojë mukozat e stomakut, duke qenë se vepron tek muret e stomakut duke stimuluar prodhimin e një shtrese mukusi. Përmban edhe kalium i cili parandalon krampet si edhe lodhjen. Lufton gjithashtu edhe hipertensionin.

Domatet. Aleati i lëkurës. E ushqeni atë për t’i dhënë elasticitetin e duhur. Ato janë të pasura me vitaminë C si edhe ndihmojë në formimin e kolagjenit.

Salmoni. Përmban shumë acide yndyrore të cilat luftojnë ankthin dhe stresin. I krijoni vetes humorin e mirë duke konsumuar këtë peshk.

Fistikët. Ato përmbajnë kalium dhe kalçium të cilët do të shërbejnë edhe për të luftuar krampet. Dhimbjet muskulare mund të kthehen në një shqetësim, kryesisht gjatë natës nëpër këmbë dhe kofshë. Mineralet që ky ushqim përmban ndihmojnë në luftimin e këtyre krampeve.

Xhinxheri. Aleati ideal për të luftuar të vjellat e shtatëzanisë. Gjithashtu njihet për efektin që ai ka kundër lodhjes dhe stresit. I jep organizmit një ndjesi mirëqënie të përgjithshme.

Gjeli i detit. Është shumë i pasur me hekur dhe për këtë arsye do të jetë një ushqim tepër i mirë për të luftuar aneminë. Është gjithashtu një burim shumë i mirë proteinash dhe aminoacidesh. Tretet lehtësisht nga organizmi.

Artikulli paraprak7 gjërat që i ndodhin trupit të nënës kur ushqen me gji
Artikulli i rradhës Zhvillimi i fëmijës në muajin e nëntë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.