Ushqyerja me gji mund të ndihmojë në parandalimin e rënies së aftësisë njohëse te nënat

2022-05-23 në ora 22:10

Nënat që ushqejnë me gji -foshnjat e tyre, mund të jenë në një pozicion më të mirë për të shmangur rënien njohëse në moshën e pleqërisë, sipas studiuesve nga UCLA.

Studimi i tyre zbulon se gratë mbi 50 vjeç që kanë ushqyer me gji pas shtatzënisë kanë performuar më mirë në një seri vlerësimesh njohëse në krahasim me gratë që nuk i kanë ushqyer fëmijët me gji, shkruan Studyfinds.org përcjell Gazeta Shneta.

Autorët e studimit teorizojnë se këto vëzhgime sugjerojnë se ushqyerja me gji ka një lloj ndikimi pozitiv në shëndetin e trurit pas menopauzës tek gratë.

“Ndërsa shumë studime kanë zbuluar se ushqyerja me gji përmirëson shëndetin dhe mirëqenien afatgjate të një fëmije, studimi ynë është një nga të paktët që ka shqyrtuar efektet afatgjata shëndetësore për gratë që kanë ushqyer foshnjat e tyre me gji”, thotë autori kryesor i studimit.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Dr. Molly Fox, nga UCLA, tha se: “Gjetjet tona, të cilat tregojnë performancë të lartë njohëse midis grave mbi 50 vjeç që kishin ushqyer me gji, sugjerojnë se ky proces mund të jetë ‘neuroprotektive’ më vonë në jetë.”

A e lehtëson ushqyerja me gji, stresin në tru?

Të gjithë përjetojnë një shkallë të caktuar të ngadalësimit njohës me moshën. Mund të duhet pak më shumë për të kujtuar se ku i keni lënë çelësat ose çfarë keni ngrënë për darkë dy net më parë.

Rënia e gjerë njohëse, megjithatë, mund të jetë një pararendës i kushteve shumë më serioze si dementia dhe Alzheimer.

Veçanërisht, gratë përbëjnë dy të tretat e amerikanëve të diagnostikuar aktualisht me sëmundjen Alzheimer.

E rëndësishmja, pavarësisht nga statusi i gjendjes momentale, qoftë stresuese apo mendore, gratë që kishin ushqyer me gji performuan më mirë në të katër kategoritë e testeve njohëse që matin mësimin, rikujtimin e vonuar, funksionimin ekzekutiv dhe përpunimin e informacioneve. /Gazeta Shneta/