Mjekët vazhdimisht paralajmërojnë nënat në pritje të fëmijës, që të shmangin gjëra të tilla si pirja e duhanit gjatë shtatzënisë së tyre.
Një studim i ri tani po u kërkon këtyre grave që të shtojnë diçka në dietën e tyre: vitaminë E.
Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Oregonit, thonë se kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e embrioneve, veçanërisht duke ndihmuar në formimin e trurit dhe sistemit nervor, shkruan Studyfinds.org përcjell Gazeta Shneta.
Mes tjerash, studimi i tyre ekzaminon zebrafish, një specie e vogël e ujërave të ëmbla që kalon nga ‘një vezë direkt në not’ në vetëm pesë ditë.
Pavarësisht se janë peshk, ata janë jashtëzakonisht të ngjashëm me njerëzit në një nivel molekular, gjenetik dhe qelizor.
Kjo i bën studimet mbi zebrafish jashtëzakonisht të rëndësishme për kërkimet mjekësore dhe shumë të vlefshme për shkencëtarët që ekzaminojnë vertebrorët, specie me shtyllë kurrizore.
Studimi i OSU zbulon se zebrafishi me mungesë të vitaminës E prodhon embrione të cilat kanë tru dhe sistem nervor të keqformuar. Duke bërë fotografi të zhvillimit të embrionit, ekipi shikoi në mënyrë specifike se ku formohet truri.
Shkencëtarët thonë se këta peshq mbijetojnë vetëm për 24 orë përpara se mungesa të bëhet shumë e madhe.
“Kjo është krejtësisht e mahnitshme – truri është absolutisht i shtrembëruar fizikisht nga mungesa e vitaminës E të mjaftueshme,” thotë profesoreshë Maret Traber në një njoftim universitar.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Ku futet vitamina E?
Profesoreshë Traber, e cila ka studiuar mikronutrientin për 30 vjet, thotë se një embrion zhvillon një tru dhe një tub nervor herët. Kjo ndihmon në furnizimin e nervave (inervimit) të të gjitha organeve. Megjithatë, pamjaftueshmëria e vitaminës E, në embrionet e peshkut shfaqin defekte si në tubin nervor ashtu edhe në tru.
“Ato ishin si defekte të tubit nervor me mungesë të acidit folik, dhe tani ne kemi fotografi për të treguar defektet e tubit nervor dhe të trurit dhe se si vitamina E është pikërisht në skajet mbyllëse të qelizave që po formojnë trurin,” shpjegon profesoreshë Traber.
Vitamina E është një alfa-tokoferol i cili më së shpeshti është pjesë e ushqimeve si vaji i ullirit.
Lajthitë, farat e lulediellit dhe avokado gjithashtu kanë nivele të larta të vitaminës E. Alfa-tokoferoli është i lidhur zakonisht me vitaminën E dhe gjendet në suplementet dhe ushqimet e zakonshme për një dietë evropiane.
“Bimët prodhojnë tetë forma të ndryshme të vitaminës E, dhe ju i thithni të gjitha, por mëlçia e kthen vetëm alfa-tokoferolin në qarkullimin e gjakut”.
“Të gjitha format e tjera metabolizohen dhe ekskretohen. Unë kam qenë i shqetësuar për gratë dhe shtatzëninë për shkak të raporteve se gratë me vitaminë E të ulët në plazmën e tyre kanë një rrezik të shtuar të abortit,” shpjegon profesoreshë Traber.
Ky studim shfaqet në revistën ‘Scientific Reports’. /Gazeta Shneta/