Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushtrimet gjatë shtatëzanisë, sjellin këto përfitime tek nënat në pritje të bebit të tyre

Këshilla për shtatzëna 22/07/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Pregnant woman practicing yoga exercise at home. Pregnancy yoga and indoors fitness concept. Ungraded low contrast footage with natural window light.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit mblodhën dhe rishikuan të dhënat e provës klinike mbi ushtrimet gjatë shtatëzanisë dhe nëse ajo luan një rol në lindjen e parakohshme, dhe zbuluan se ushtrimi është i sigurt dhe nuk rrit rrezikun e lindjes së parakohshme.

Për më tepër, gratë që ushtronin kanë më pak të ngjarë të kenë një seksion C se sa ato  që nuk ushtronin. Studimi u botua në ‘American Journal of Obstetrics & Gynecology’ shkruan MedicalXpress përcjell Gazeta Shneta.

Historikisht, gratë ishin dekurajuar nga ushtrimet gjatë shtatëzanisë për shkak të rrezikut të lindjes së parakohshme.

“Mendimi ishte që ushtrimi lëshon norepinefrin në trup, e cila është një kimikate që mund të stimulojë kontraktimet e mitrës, dhe kështu të çojë në lindje të parakohshme”, thotë autori i studimit prof. Dr. Vincenzo Berghella.

“Por studime të shumta duke përfshirë dhe meta-analizën e re, kanë treguar që ushtrimi nuk dëmton foshnjën, dhe mund të ketë përfitime për nënën dhe foshnjën”.

Dr Berghella dhe bashkautorët e tij bashkuan të dhëna nga nëntë studime të kontrolluara të rasteve.

Nga 2,059 gra që janë përfshirë në analizë, rreth gjysma (1,022 gra) kanë ushtruar për 35-90 minuta 3-4 herë në javë për 10 javë ose më shumë deri në lindjen e tyre, ndërsa gjysma tjetër, (1.037 gra) nuk kanë qenë të angazhuara në ushtrime.

Studiuesit zbuluan se nuk kishte ndonjë rritje të konsiderueshme në lindjen e parakohshme, të përcaktuar si lindje para 37 javësh, në gratë që ushtronin karshi grave që nuk ushtronin.

Sidoqoftë, kishte disa përfitime. Gratë që ushtroheshin kishin më shumë të ngjarë të lindnin në mënyrë vaginale: 73 përqind e grave që ushtronin lindnin në mënyrë vaginale.

Në të njëjtën mënyrë, kishte një incidencë më të ulët të seksionit C në gratë që ushtronin gjatë shtatëzënësisë.

Ekzistonte gjithashtu incidencë më e ulët e diabetit gestacional, dhe nivele më të ulëta të presionit të lartë të gjakut në grupin e nënave që ushtronin rregullisht.

Të gjitha gratë e përfshira në këtë analizë kishin një fëmijë të vetëm (jo binjakë), kishin peshë normale për të filluar, dhe nuk kishin kushte shëndetësore që i pengonin ato të merreshin me ushtrime. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSëmundja inflamatore e zorrëve mbart rreziqe të caktuara gjatë shtatëzanisë, ja se cilat janë ato
Artikulli i rradhës Ish-ministrat Vitia dhe Ismaili nuk i përgjigjen ftesës për takim në Bordin e MSH-së

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.