Aktiviteti fizik është shumë i mirë për të gjithë, për shumë arsye. Për gratë që po presin të bëhen nëna, veçanërisht, këto ushtrime ndihmojnë në presionin e gjakut, depresionin pas lindjes dhe diabetin gestational.
Përderisa, një jetë jo e shëndetshme apo pa aktivitet mund të çoj në obezitet të dy, edhe nënën dhe foshnjën.
Bëni rreth 30 minuta ushtrime çdo ditë, në shumicën e ditëve gjatë javës. Por, nëse nuk keni ushtruar asnjëherë, atëherë tentoni që këtë 30 minutshin, ta ndani me nga 10 minuta dhe mes tyre të ketë pushim, transmeton Gazeta Shneta.
Në fillim të shtatzënisë, bisedoni me ofruesin tuaj shëndetësor për aktivitetin tuaj trupor.
Mamia ose mjeku do të ju ndihmojnë të zgjidhni disa lloje të ushtrimeve që nuk janë të dëmshme për këtë periudhë.
Pastaj, filloni të ecni, të notoni, provoni po ashtu të qëndroni në qetësi dhe të meditoni thellë.
Derisa tentoni t’i ikini kalërimit gjatë shtatzënisë dhe në të shumtën e rasteve edhe yogas, derisa edhe sporteve të tjera që kanë kontakt fizik, duhet të qëndroni sa më larg.
Për shkak, se mund të bëjnë çrregullime në abdomenin tuaj./Gazeta Shneta/