Vajza 4-muajshe vdes në çerdhe: Mësoni shkakun dhe tregojuni nënave tjera

2017-10-25 në ora 14:14

Një tragjedi e tëmershme i kishte ndodhur kësaj nëne nga Brazili, e cila nuk dëshironte të identifikohej.

Një orë pasi nëna e la vajzën e saj në çerdhe, ajo mori një foto nga punonjësit që mbanin foshnjën e saj, duke i thënë se çdo gjë po shkonte mirë. Sapo erdhi në çerdhe për të marrë vajzën e saj, një nga punonjësit i tha se vajza e vogël ishte në gjumë të thellë. Nëna vrapoi tek vajza e saj, por e kuptoi se ishte tepër vonë – fëmija i saj kishte marrë ngjyrë vjollcë.

Xhaxhai i fëmijës tha se edukatorja nuk mund të thërriste një ambulancë, kështu që ata duhej të ecnin në spital, që ishte dy blloqe larg. Kur arritën, mjekët bënë gjithçka që mundeshin, por foshnja tashmë kishte vdekur.

Ai gjithashtu tha se nëna mori një jastëk anti-reflux për në çerdhe për fëmijën, por kur e panë krevatin e fëmijës, ata vunë re se jastëku nuk ishte përdorur.

Por çfarë ndodhi?

Instituti Ligjor kuptoi se foshnja ishte një viktimë e mbytjes nga ushqimi. Copa e ushqimit ishte mjaft e madhe, e cila i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes vajzës së vogël. Policia Civile e ka regjistruar atë si një “vdekje të dyshimtë”.

Ç’është bronkoaspirimi?

Bronkoaspirimi është kur një personit i hyn ushqimi, acidi i stomakut ose pështyma në mushkëri. Ky fenomen mund të shkaktojë mbytje dhe pneumoni. Lëngu ose masa e huaj mund të përmbajnë baktere që ndikojnë në mushkëri.

Simptomat ndodhin zakonisht brenda dy orëve:

• Gulçim
• Të vjella
•Dhimbje të fytit
• Dhimbje e kraharorit
• Teperaturë natën
• Kollë kronike
• Pështymë e tepërt

Simptomat e një foshnje duke u mbytur:

• Lëkura me ngjyrë të zbehtë ose të purpurt
• Mezi merr frymë
• Humbje e vetëdijes

Nëse fëmija juaj kollitet ose ka të vjella, kjo është një shenjë e mirë. Kjo do të thotë që rrugët e frymëmarrjes nuk janë plotësisht të bllokuara, dhe kollitja ose nxjerrja e ushqimit është mënyra më efektive për të pastruar rrugët e frymëmarrjes./kidstime/