Etërit dhe vajzat duket se kanë një lidhje të veçantë, dhe historia e Flavio Dantas, e Rio de Janeiro, Brazil, është një tjetër provë e saj.
Ky baba ishte aq i entuziazmuar që takoi vajzën e tij, saqë i foli asaj gjatë gjithë kohës, edhe kur ajo ishte akoma në bark të nënës së saj shkruan Healthyfoodhouse përcjell Gazeta Shneta.
Tarsila Batista, partnerja e tij, shpjegoi se çdo mëngjes para se të shkonte në punë, Flavio do ta përshëndeste fëmijën e saj duke thënë: “Unë do të jem gjithmonë atje”. Kurdo që ta thonte këtë, fëmija do të fillonte të shkelmonte dhe të lëvizte.
Kur ekipi mjekësor u dha prindërve fëmijën Antonellen për takimin e tyre të parë, ajo ishte duke fjetur. Tarsila kujtoi se ata e vunë foshnjën sipër saj, duke fjetur.
Këtë herë përsëri, Flavio u përkul për të thënë “përshëndetje” dhe përsëriti të njëjtat fjalë edhe një herë. Por kësaj radhe, Antonella u përgjigj duke hapur sytë dhe duke i dhuruar buzëqeshjen më të madhe!
Momenti unik u kap në kamera dhe fotografia ka shkuar virale qysh atëherë.
Njerëz nga e gjithë bota ndajnë gëzimin dhe lumturinë që mund të shihet në fytyrat e prindërve ndërsa fëmija buzëqesh.
Në ditën kur Antonella e vogël erdhi në botën tonë, ajo tashmë kishte kaluar shumë javë dhe muaj duke dëgjuar babanë e saj duke biseduar me të.
Foshnjet mund të përpunojnë tinguj që fillojnë menjëherë pas 16 javësh pas ngjizjes, kështu që nga mosha 26 javëshe, ato/ata tashmë reagojnë ndaj zhurmave nga bota e jashtme dhe madje mund të qetësohen nga zërat e prindërve të tyre. /Gazeta Shneta/