Një vajzë që u lind para kohe, për të cilën besohej se ishte pacienti më i ri i koronavirusit në Skoci, është rikuperuar nga virusi.
Peyton Maguire lindi tetë javë para kohe në 26 mars me lindje me prerje cezariane pasi nëna e saj Tracy u diagnostifikua me pre-eklampsi, transmeton Gazeta Shneta.
Pas një kujdesi në inkubator, foshnja 2 kilogram rezultoi pozitive për Covid më 15 prill, pavarësisht që nuk kishte asnjë simptomë.
Të hënë, pas dy testeve negative, Peyton u largua nga spitali së bashku me prindërit e saj.
“Kur dëgjova që Peyton kishte koronavirus unë isha shumë e shqetësuar dhe me të vërtetë e shqetësuar për mënyrën sesi mund të ndikonte në sistemin e saj të frymëmarrjes, mushkëritë e saj dhe nëse ishte kërcënuese për jetën”, tha nëna e saj.
Peyton tani është në shtëpi bashkë me nënën e saj 27 veçare dhe babin e saj 28 vjeçar. /GazetaShneta/