Më 31 mars të këtij viti, kompania Pfizer/BioNTech ka njoftuar në lidhje me rezultatet e fundit të vaksinës anti covid tek adoleshentët.
Sipas njoftimit të tyre, vaksina kishte treguar efikasitet 100 përqind tek mosha 12 dhe 15 vjeç shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mbi 2 mijë pjesëmarrës në studim prodhuan nivele më të larta të antitrupave sesa pjesëmarrësit e moshës 16 deri 25 vjeç, në një provë të mëhershme nga Pfizer/BioNTech.
“Rezultatet fillestare që kemi parë në studimet e adoleshentëve sugjerojnë se fëmijët janë veçanërisht të mbrojtur nga vaksinimi”, tha Ugur Sahin, drejtor dhe bashkëthemelus i BioNTech.
Megjithëse rezultatet janë pozitive, Pfizer/BioNTech së pari duhet të paraqesin raportin e tyre të plotë në Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të zgjeruar vaksinën e tyre edhe tek adoleshentët.
Sipas Alberta Bourla, drejtoreshë e Pfizer, ka thënë se kompania shpreson të fillojë vaksinimin e kësaj grupmoshe para vitit shkollor që fillon në shtator./GazetaShneta/