Hulumtuesit nga Instituti i Kërkimeve të Fëmijëve Murdoch, kanë zhvilluar një vaksinë që siguron mbrojtje të hershme nga diarre për foshnjat e vogla.
Diarrea është një nga shkaqet kryesore të sëmundjes dhe vdekjes së fëmijëve, dhe rotavirusit është shkaku më i zakonshëm së diarresë së rëndë.
Një sëmundje e këtij lloji është shumë e vështirë si për fëmijën po ashtu edhe për prindin, prandaj një vaksinë e tillë është një lajm shumë i mirë, transmeton Gazeta Shneta.
Globalisht rotavirusi shkakton vdekjen e rreth 215.000 fëmijëve nën pesë vjet dhe vaksina e re mund të ulë ndjeshëm këtë numër.
Kjo vaksinë jepet në lindje, dhe është një mundësi e mirë në kontaktin e foshnjës me nënën. Pa vaksinim diarreja infekton fëmijët deri në moshën pesë vjeçare.
Nuk është ende e qartë sa do të kushtojë vaksina, por qëllimi përfundimtar është që vaksina të jetë e përballueshme dhe me akses për të gjitha foshnjat.
Është një lajm i mirë për prindërit dhe për fëmijët po ashtu./Gazeta Shneta/