Teknologjia e ARN-së së vaksinës Moderna ishte aq efektive në luftën kundër COVID-19 saqë kompania po përdor të njëjtën qasje për të zhvilluar vaksinën kundër viruseve të tjera si gripi dhe HIV.
Ndryshe nga vaksinat tradicionale, teknologjia ARNm mund të ndërtojë proteina që mësojnë sistemin imunitar të njohë një virus dhe është më efektive ndaj varianteve, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Nëse është e suksesshme, pandemia COVID-19 mund t’u ketë siguruar shkencëtarëve mjete për të luftuar viruse që i kanë munduar njerëzit për dekada.
Suksesi mahnitës i vaksinave COVID-19 mund të sinjalizojë një përparim në teknologjinë e parandalimit të sëmundjeve.
Moderna po zhvillon vaksinat e gripit dhe HIV duke përdorur teknologjinë ARNm, duke u nisur nga fakti bazik i vaksinës efektive kundër COVID-19.
Kompania bioteknologjisë pritet të nisë provat e fazës së parë për vaksinat kundër gripit dhe HIV këtë vit. /Gazeta Shneta/