Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Veprimet që po ua dëmtojnë shëndetin fëmijëve

Këshilla për shtatzëna 26/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekzistojnë disa veprime të cilat mund të ndikojnë negativisht në shëndetin vital të fëmijës.

Veç kësaj, këto veprime i japin edhe një imazh të keq të fëmijës, i cili përmes tyre pasqyron anën edukative të mësuar nga prindërit.

Gjithsesi, t’i shohim cilat janë ato:

Pastrojnë hundët në publik

Ky është një veprim që fëmijët e bëjnë shpesh, pothuajse të gjithë. Madje, ndonjëherë i fshehin papastëritë në vendin më të afërt që gjejnë ose edhe i hanë. Ngacmimi i vazhdueshëm i hundëve mund të sjellë gjakderdhje, prandaj duhet të punoni me fëmijët që të ndërpresin këtë zakon.

Fusin në gojë gjëra të pista

Kurioziteti i shtyn fëmijët të bëjnë diçka të tillë, por duhet t’i shpjegoni se përmes këtij veprimi ata marrin shumë baktere e viruse.

Fusin duart poshtë pantallonave

Është fakt që fëmijët nuk fshihen mirë pasi kanë shkuar në banjo dhe kjo gjë shkakton kruajtje. Sigurohuni t’i mësoni mirë fëmijës suaj të pastrohet pasi ka kryer nevojat personale dhe më pas të lajë duart me ujë të vakët e sapun.

Fshijnë hundët me mëngë

Jepini fëmijëve shami ose facoletë me vete për të ngadalësuar përhapjen e mikrobeve.

Bëjnë urinën në pishinë

Përzierja e klorit dhe urinës mund të formojë kimikate që irritojnë sytë. Edukojeni fëmijën të dalë nga pishina kur ka nevojë për të bërë urinën dhe të shkojë në tualet.

Përtypin gjithçka

Fëmijët kafshojnë e përtypin gjithçka si flokët, lapsat, kopsat, thonjtë, çelësat, lodrat etj. Ky është një zakon që me kalimin e kohës do të zhduket, por kujdes nëse fëmija është në ambiente shumë të pista tregohuni vigjilentë të mos e lini të fusë objekte në gojë.

Ngacmojnë koret e plagëve

Fëmijëria është e mbushur me momente rrëzimi, e gjunjë të dërrmuar. Fëmijët kanë tendecën të ngacmojnë vazhdimisht plagët e për rrjedhojë ato duan shumë kohë të shërohen. Bëni kujdes sepse plaga mund të infektohet.

Lëshojnë gazra

Diçka e tillë duket qesharake për fëmijët, por nëse e bëjnë në mënyrë të pakontrolluar, duhet të tregoni kujdes për dietën e fëmijës sepse disa ushqime shkaktojnë më shumë gazra se të tjerat.

Artikulli paraprakFëmijët më të shkurtër rrezikohen nga kjo sëmundje, sipas hulumtuesve
Artikulli i rradhës Shenjat e pazakonta që tregojnë se keni ngelur shtatzënë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.