Vështirësia në frymëmarrje, a mund të jetë një shenjë e hershme e shtatzënisë?

2021-09-15 në ora 17:20

Mungesa e frymëmarrjes apo ndryshe dispnea është ndjenja e pamundësisë për të marr ajër të mjaftueshëm. Ju mund të ndiheni shumë të shtrënguar në gjoks kur keni mungesë të ajrit.

Dispnea mund të jetë e pranishme edhe gjatë shtatzënisë së hershme për shkak të niveleve të ngritura të hormoneve, si dhe nevojës për më shumë oksigjen shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU

Edhe pse, fetusi ende nuk ka arritur në fazën sa të ushtrojë presion mbi mushkëritë e juaja, ju mund të keni vështirësi të merrni frymë.

E tërë kjo ndodh për shkak të ndryshimeve në sistemin e frymëmarrjes, si dhe prodhimit të hormoneve gjatë shtatzënisë.

Sasia e tepërt e hormonit të progesteronit gjatë tremujorit të parë sjell një efekt në fryëmarrje.

Progesteroni prodhohet në mënyrë që të ndihmojë në ndërtimin dhe ruajtjen e rreshtimit të mitrës.

Në anën tjetër, gjatë javëve të para të shtatzënisë po përshtateni edhe me ndarjen e oksigjenit dhe gjakut me fetusin. Ky është një faktor tjetër që mund të shkaktojë dispnean.

A mund të jentë një shenjë e hershme e shtatzënisë dispnea?

Dispnea nuk mund të jetë një shenjë e besueshme e shtatzënisë, para se të merrni një test pozitiv të shtatzënisë.

Gulçimi apo vështirësia në frymëmarrje mund të jetë për shkak të faktorëve të tjerë, si dhe ndryshimeve hormonale që ndodhin rreth ovulacionit dhe fazës luteale (gjysma e dytë) e një cikli normal menstrual.

Pas ovulacionit, nivelet e progesteronit rriten për të ndihmuar në ndërtimin e një rreshtimi të shëndetshëm të mitrës. Kjo ndihmon për të mbështetur një shtatzëni të shëndetshme, por kjo ndodh pavarësisht nëse mbeteni shtatzënë gjatë ndonjë cikli të caktuar.

Sidoqoftë, gulçimi mund të jetë një shenjë e hershme nëse kombinohet me simptoma të tjera, si lodhje, marramendje e shumë të tjera./Gazeta Shneta/