Shtatzania shkakton ndryshime të jashtëzakonshme për ju dhe foshnjën tuaj.
Një pjesë e dietës së shëndetshme përfshin vitamina dhe minerale të duhura për të siguruar një shtatzani optimale të shëndetshme, transmeton Gazeta Shneta.
Vitamina A
Një rregull i rëndësishëm në konsumin e vitaminës A është që ju duhet ta konsumoni atë së bashku me yndyrnat e shëndetshme pasi vitamina është e tretshme në yndyrë. Ndihmon në shëndetin e syve dhe lëkurës tuaj por edhe të dhëmbëve tuaj. Tek foshnja ndihmon zhvillimin e syve, kockave dhe lëkurës.
Vitamina B
Grupi i vitaminave B përbëhet nga shumë vitamina B. Prandaj, këto janë më të rëndësishme për gratë shtatzëna.
Vitamina C
Është një antioksidant që mbron qelizat dhe indet, forcon enët e gjakut dhe forcon elasticitetin e lëkurës. Gjithashtu ndihmon në thithjen më të mirë të hekurit.
Vitamina D
Nëse mjeku juaj lejon, ju mund të kaloni disa minuta në diell, pasi kështu prodhohet Vitamina D në mënyrë natyrale. Megjithatë, mund të merrni doza të shëndetshme të vitaminës D nga ushqime të caktuara.
Kalcium
Mbron densitetin e kockave tuaja dhe parandalon presionin e lartë të gjakut gjatë shtatzanisë. /GazetaShneta/