Vitia ka apeluar për qetësi derisa ka thënë se po bëhen të gjitha përgatitjet për t’u përballë me koronavirusin. Ai ka thënë se për çfarëdo rasti opinioni do të njoftohet në mënyrë transparente
Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia ka deklaruar sot se janë marr të gjitha masat e nevojshme për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të mundshme me koronavirusin Covid-19.
Ai ka është duke u punuar vazhdimish që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e koronavirusit. “Komiteti për sëmundjet ngjitëse ka dhënë një mori rekomandimesh duke filluar nga kujdesi parësor shëndetësor, SHSKUK, pikat kufitare dhe të gjitha institucionet relevante. Pas miratimit të këtij plani janë duke u marr të gjitha veprimet”, ka thënë Vitia, shkruan Gazeta Shneta.
Ministri ka thënë se për çfarëdo rasti do të njoftohen të gjitha mediat dhe opinioni publik në mënyrë transparente, në mënyrë që të mos ketë përhapje të panikut dhe lajme të rrejshme për koronavirusin në Kosovë.
“Kemi pas një takim me drejtorin e SHSKUK-së dhe drejtoreshën e klinikës Infektive. Përgjigjja e tyre është se janë të furnizuar mjaftueshëm për momentin. E pamë që në Itali brenda një kohe të shkurt kishte një përhapje të gjerë të koronavirusit dhe nuk e di nëse mund të ndodh një gjë e tillë edhe te ne, por për momentin jemi siguruar se kemi barna të mjaftueshme”, ka deklaruar Vitia.
Vitia ka thënë se janë propozuar tre lokacione për vendosje të karantinës në rast se do të ketë nevojë për izolimin e pacientëve të prekur nga koronavirusi. /Gazeta Shneta/